Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Publikohet skema korruptive e ndërtimit të stadiumit

23/04/2016
Publikohet skema korruptive e ndërtimit të stadiumit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëdhënsja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar sot skemën që lidh disa persona dhe kompani afër Ramës me projektin e stadiumit si dhe faktin se arkitekti italian është një person i hetuar në Itali për korrupsion.

“Edi Rama ka perzgjedhur për planin e tij klientielist dhe korruptiv të ndërtimit të qëndrës tregtare dhe kullës, në vend të stadiumit, arkitektin Italian Marco Casamonti, i njohur në Shqipëri për ndërtimin e kullave të betonit me bekimin dhe mbështetjen e Ramës, si pallati 24 katësh, në krah të Gjykatës së Lartë. Po ashtu në 2008 ishte anëtar i jurisë për projektin e Sheshit “Skenderbej” që nxori fitues projektin e Anri Salës dhe firmës belge të vajzës së Linda Ramës, projekt që Veliaj parashikon ta ndërtojë së shpejti në shërbim të shefit të tij.

Ky arkitekt ka në Shqiperi për ortak Alban Eftimin e Atelier 4, klientin e Rames që fitonte 70 përqind të projekteve të Bashkise.

Ortaku i tij shqiptar Albani Eftimi mesa duket ka kaluar nga 20% në bashkinë e Ramës, tek 20% në qeverinë e Ramës bashkë me ortakun italian me eksperiencë në të njëjtën fushë: korrupsionin.

Sepse mbi të gjitha, arkitekti Casamonti njihet në Itali, siç raporton edhe gazeta italiane La Repubblica, si i dënuar për korrupsion për ndërtimet e tij në Firenze.

Për ti hapur rrugën këtij projekti klientelist e korruptiv, Edi Rama ishte i detyruar të ndryshojë destinacionin e truallit, pasi kjo zonë mbrohej si terren sportive.

Ndaj, Edi Rama me vendim qeverie e ktheu në destinacion josportiv.

Pas këtij akti, mbolli aty kulla e beton, dyqane e njësi tregtare, pa transparencë, në fshehtësi të plotë.

Ja ku është vendimi i qeverisë, që i hapi dyert kësaj afere korrupsioni.

Arena e këtij biznesi, zmadhohet edhe më shumë kur del se Federata Shqiptare e Futbollit, do të ketë në pronësi vetëm fushën e futbollit, dhe 4 mijë metra katrorë për zyra.

Të gjitha hapësirat e tjera të qëndrës pseudostadium, dhe kulla do të jenë në pronësi të klientelës, kompanisë Alb-Stars shpk.

Pra trualli publik, me vlerën më të madhe në qendër të Tiranës, i kalon për qëllime biznesi dhe përfitimi mikut të Edi Ramës.

Nyjet gordiane të korrupsionit të Ramës dhe klientëve të tij të përheshëm do të priten shumë shpejt me votën e shqiptarëve. Qytetarët dhe sportdashësit nuk mund të mashtrohen me gjoja interesa sportive. Partia Demokratike do jetë në mbrojtje të interesit publik, dhe sportit.

Ne jemi për një stadium me fonde publike, dhe Partia Demokratike do të investojë për një impiant ku hapësira ti dedikohet qytetarëve dhe të ketë standarde olimpike moderne.

Partia Demokratike i bën dhe një herë thirrje insvestitorëve se do të jetë në rriskun e tyre personal hedhja e parave në këtë skemë korruptive të Edi Ramës, pasi ne do ta anulojmë atë”.

Shkrimi i La Repubblica-s per denimin per korrupsion te arkitektit italian: http://firenze.repubblica.it/cronaca/2015/10/27/neës/firenze_processo_castello_condannati_per_corruzione_salvatore_ligresti_e_gli_ex_assessori-126011953/?refresh_ce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

29/07/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Metës në gjyq, kërkon dëshmitar Edi Ramën

29/07/2026
Këlliçi: Beqiri duhet hetuar edhe si agjent ndërkombëtar, SPAK nuk veproi

Këlliçi: Beqiri duhet hetuar edhe si agjent ndërkombëtar, SPAK nuk veproi

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

29/07/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Metës në gjyq, kërkon dëshmitar Edi Ramën

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.