Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria, përgjigje cinike për prokurimet e ilaçeve

15/04/2016
Qeveria, përgjigje cinike për prokurimet e ilaçeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka dhënë shpjegim lidhur me korrupsionin e prokurimeve të ilaçeve në spitale duke mohuar se shumicën e parave i ka marrë shoqëria Trimed në pronësinë e Vilma Nushit.

Ndërkaq edhe pse ndan paratë përmes këtij njoftimi mes disa operatorëve të tregut të barnave, qeveria nuk ka gjetur një minutë kohë të vrasë mendjen apo të përgjigjet për faktin se pse nuk gjinden ilace në spitale.

Ja njoftimi cinik i qeverisë i cili flet vetëm për paratë por jo për produktet që duheshin siguruar me ato para.

“Procedura e prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, është një procedurë tërësisht e ligjshme, e cila bazohet në nenin 33, të Ligjit nr. 9643, dt. 20/1/2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe në nenin 36 të VKM-së Nr. 914, dt. 29/12/2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

Kjo procedurë zbatohet tashmë prej vitesh. Ndryshe çka pretendon Partia Demokratike, negocimi pa shpallje nuk është prokurim pa garë apo i drejtpërdrejtë , por është një procedurë ku spitalet ftojnë operatorë të ndryshëm ekonomikë, në një proces të kontrollueshëm për cilindo operator ekonomik.

Çdo vit, me çeljen e buxhetit në muajin Janar, spitalet autorizohen të bëjnë vetë procedura prokurimi për të plotësuar nevojat e ngutshme të muajve të parë të vitit, derisa të realizohet prokurimi i përqendruar në Ministrinë e Shëndetësisë për plotësimin e nevojave vjetore të spitaleve.

Edhe këtë vit, për plotësimin e nevojave të ngutshme të spitaleve, janë prokuruar me negocim pa shpallje për plotësimin e nevojave të spitaleve 436 barna, me një vlerë totale prej 764,318,605 lekësh.

Në këto procedura kompania “Trimed”, është përzgjedhur fituese vetëm për 18 barna, me një vlerë totale prej 8,969,591 lekësh, ose 1.2% të vlerës totale”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.