Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria shpall 11 sfidat për thithjen e investimeve, asnjë nuk përkon me shqetësimet e investitorëve

14/04/2016
Qeveria shpall 11 sfidat për thithjen e investimeve, asnjë nuk përkon me shqetësimet e investitorëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria shqiptare ka bërë gati një plan veprimi të posaçëm se si do të përmirësohet klima e biznesit për investimet e huaja, teksa dhomat e huaja të tregtisë janë në kulmin e acarimit për ambientin e papërshtatshëm të biznesit në Shqipëri .
Në dokumentin Kombëtar të Zhvillimit për pesë vitet ne vijim, qeveria pranon se Shqipëria ka një renditje të ulët në krahasim me rajonin për investimet. Por për të përmirësuar situatën janë prioritizuar rreth 11 veprime në favor të investimeve, porse ato nuk përkojnë me shqetësimet që kanë ngritur dhomat e huaja të tregtisë në Tiranë.

Sipas planit të qeverisë ndryshimet kryesore në këtë sektor në periudhën e planifikuar në SKZHI-II (2015-2020) përfshijnë nevojën për:
(1) thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave të futjes në treg/fillimit të një biznesi;
(2) pakësimin e kohës së kërkuar për lëshimin e lejeve të ndërtimit;
(3) rritjen e mundësisë së furnizimit me energji elektrike;
(4) uljen e numrit të ditëve dhe thjeshtimin e procedurave të regjistrimit të aktiveve;
(5) heqjen e zakoneve të lidhura me burokracinë;
(6) realizimin më të mirë të kontratave;
(7) përmirësimin e politikave dhe procedurave të falimentimit;
(8) përmirësimin e konkurrueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve;
(9) zhvillimin e burimeve njerëzore që nxisin novacionet;
(10) forcimin e kapaciteteve teknologjike dhe zbatimin e Teknologjisë së informacionit dhe Komunikimit (TIK
(11) Vëmendje më të madhe zbatimit të masave të Shoqatës së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe marrëveshjeve të tjera të integrimit të tregtisë të nënshkruara nga Shqipëria, ku kërkohet një shkallë e lartë bashkëpunimi ndërministror.

Ndërsa Dhoma e Tregtisë dhe industrisë Gjermane një ditë më parë, konsideroi problematika të tjera të tilla si trajtimi jo i duhur fiskal dhe ligjor, mosrespektimi i kontratave, paqëndrueshmëria e administratës publike etj, të cilat e kanë bërë Shqipërinë për bizneset gjermane si vendin më pak atraktiv për biznes ndër 20 vende në zhvillim të Europës Lindore.
Qeveria në strategjinë e saj për investimet synon diversifikim dhe orientimin e prodhimit të ekonomisë drejt eksporteve të mallrave dhe shërbimeve me një vlerë më të shtuar.

“Monitor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.