Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tritoli në farmacinë e babait të Tahirit, prokuroria letër burgut: Lironi Vladimir Gjutën

13/04/2016
Tritoli në farmacinë e babait të Tahirit, prokuroria letër burgut: Lironi Vladimir Gjutën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Janë pushuar hetimet për personat te cile dyshohen për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas prokurorisë, nuk ka prova që vërtetojnë se Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka të kenë lidhje me ngjarjen në farmacinë pranë QSUT-së. Përmes një letre Prokuroria i ka kërkuar burgut te Elbasanit lirimin e menjëhershëm të Gjutës.

Këta shtetas, së bashku me disa të tjerë, për të cilët janë pushuar hetimet më parë, kanë qenë të dyshuar si autorë të vendosjes dhe shpërthimit të tritolit të telekomanduar në biznesin ”Farmaci” të shtetasit B.T, si edhe vendosjen e lëndës plasëse pranë një stacioni autobusi në zonën pranë shkollës ”Vasil Shanto” në Tiranë, ngjarje të ndodhur duke gdhirë data 10.02.2015.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zhvilluar hetimin ndaj personave të dyshuar, nën masën e sigurisë ”arrest në burg”, pasi, nga materialet paraprake dyshohej se mund të ishin autorët e këtyre ngjarjeve.

Gjatë zhvillimit të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh proceduriale, përfshirë edhe ekspertiza të specializuara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në përfundim të të cilave nuk u provua shkencërisht dhe nuk u siguruan fakte që të provonin përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të arrestuarit ishin organizatorë dhe ekzekutorë të akteve të mësipërme.

Krahas faktit që nuk janë arritur të grumbullohen të dhëna konkrete mbi veprimet e të hetuarve për kryerjen e veprave penale, Prokuroria për Krime të Rënda nuk zbuloi motiv se përse këta shtetas mund të kryenin veprat penale për të cilat dyshoheshin.

Ndërkohë, ndaj të hetuarve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka vijon të jetë në fuqi masa e sigurimit ”arrest në burg” vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, për vepra të tjera penale, të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.