Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raportet ndërkombëtare: Korrupsioni i qeverisë ka kthyer Shqipërinë mbrapa

13/04/2016
Raportet ndërkombëtare: Korrupsioni i qeverisë ka kthyer Shqipërinë mbrapa
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë një dalje për median deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku duke ju referuar dy raporteve të rëndësime ndërkobëtare nëpërmjet tyre ka bërë një paraqitje të realitetit. Ku sipas saj në këto dy raporte janë konfirmuar realitetin tronditës në Shqipëri për gjendjen e ekonomisë dhe të demokracisë.

“Freedom House dhe Dhoma Gjermane e Industrisë bashkohen tek një tregues në lidhje me përkeqësimin e situatës në vendin tonë, që është korrupsioni galopant. 56 përqind e bizneseve gjermane e vlerësojnë si negative klimën në vend. Në 1 vit bie me 9 përqind vlerësimi gjerman për Shqipërinë”, deklaroi Tabaku.

Sipas Tabaku kjo është oligarkia e korrupsionit te Edi Ramës, që qytetarët e shohin çdo ditë, por tashmë kjo gjë është konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.

“Dhoma Gjermane e konsideron biznesi gjerman Shqipërinë, si mundësi investimi në rajon. Faktorë të vlerësuar si pengesë në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investimesh janë mungesa e; luftës kundër informalitetit dhe korrupsionit, transparencës në tendera publikë, sigurisë ligjore, parashikueshmërisë së politikave ekonomike dhe administratës publike. Nga ana tjetër, Freedom House thotë se Shqipëria është kthyer 12 vite mbrapa në gjendjen e demokracisë, pikërisht në realitetin e vitit 2004.Korrupsioni, është treguesi më negative edhe sipas Freedom House”, shprehet Tabaku.

Mët tej ajo thotë se korrupsioni i Edi Ramës dhe oligarkëve të tij është i pranishëm në çdo vendim, në çdo fond, në çdo zyrë publike.

“Tendera me fitues të përcaktuar ofertuesin me vlerën më të madhe, sa 99 e fondit limit. Sekserë të gërbulur në vjedhje si Kokëdhima që është kthyer në adresën zyrtare të investitorëve. 340 milionë euro të shëndetësisë që u ndanë mes miqsh, ndërkohë që shëndetësia është në ditën më të keqe, pa ilaçe e pa paisjet bazë. 400 milionë dollarë u vodhën në dogana e tatime vetëm vitin që shkoi. 970 milionë euro dëme në një vit të konstatuara nga Kontrolli I Lartë i Shtetit. Dhe ndërsa hajdutëria rritet, Banka Botërore tregon se 46.2 përqind e familjeve shqiptare janë zhytur në varfëri e jetojnë me jo më shumë se 5 dollarë në ditë. Ky është realiteti dramatik që po konfirmohet çdo ditë edhe nga institucionet ndërkombëtare. Kjo është oligarkia e korrupsionit e Edi Ramës, që qytetarët e shohin çdo ditë, por tashmë e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare” ka përfunduar Tabaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.