Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Parku i lodrave te Liqeni, Veliaj ashpërson gjuhën ndaj Presidentit

13/04/2016
Parku i lodrave te Liqeni, Veliaj ashpërson gjuhën ndaj Presidentit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka vijuar sërish sot me një gjuhë të ashpër, sulmet ndaj Presidentit. Ai i ka kërkuar Kreut ët Shtetit të mos bëhet “mitingash i rëndomtë” duke shkuar te Parku i Liqenit për të kundërshtuar ndërtimin e këndit të lojërave.
Kryebashkiaku u shpreh i vendosur në ndërtimin e këndit të lojërave duke këmbëngulur se nuk do ta pengojë një president, mitingash i PD-së.
“Dëgjova që Presidenti ka vendosur ta bëjë Shqipërinë, në fakt jo Shqipërinë, por institucionin e tij qesharak dhe do ti bashkohet Strazimirit me patllake ne brez të protestojë kundër lodrave. Do të hyjë në historinë botërore si i vetmi President që shkon për prishur lodrat e kalamajve. Zoti President do të hysh në histori, mos e bej këtë.
Parku do të bëhet dhe fëmijët do luajnë, por kur të shkojnë në shkollë do të lexojnë në librat e historisë se kanë pasur një president qesharak.
Sot një parti politike që nuk ka asnjë alternative dhe që nuk di të thotë si do ta bëjnë qytetin, se në fakt e kishin para 7 muajsh, mund ta kishin bërë ata këtë shesh. Një parti politikë po përdor çfarëdo lloj mënyrë duke bërë mitingash edhe Presidentin dhe duke e bërë qesharakë në sytë të njerëzve.
Je aty që të bashkosh popullin, jo ta ndash, jo ti bashkohesh kaubojsit me patllake në brez dhe ironia bëhet më e madhe kur Presidenti i Republikës është i vetmi me vilë brenda në territorin e parkut. Ja t’ju them unë një ide brilante të presidentit që po e mbyll karrierën me turp. Një ide brilante do ishte të thoshte; unë Bujar Nishani do ta jap vilën time për bashkinë e Tiranës për kopshte dhe për çerdhet e fëmijëve.
Kjo është mënyra si unë protestoj për park. Tirana sot s’ka mjaftueshëm kopshte dhe çerdhe. Nëse e liron ai e bëjmë aty parkun e lodrave, por nuk e bën ai këtë, sepse ai mendon se jeton në një qytet ku të gjithë jemi të barabartë, por ca janë më të barabartë se të tjerët, ca futen me eskortë në park, kurse ne duhet të shkojmë në këmbë, madje duhet të zbresin edhe nga biçikleta aty ku nuk ka korsi biçikletash. Kjo nuk është normale.
Nëse fëmijët e Presidentit rriten në parkun e liqenit unë besoj se çdo fëmijë i Tiranës meriton të luajnë në parkun e liqenit, si fëmijët e Presidentit, sepse në syrin tim fëmija i Presidentit është njësoj si fëmija i një hidrauliku, infermieri, i një mësuesi, i një të papuni dhe i një personi me ndihmë ekonomike. Në këtë qytet që ne do të ndërtojmë në 4 vjet të gjithë do të jenë të barabartë , nga Presidenti dhe te secili që vjen më poshtë.
Parku do të bëhet, fëmijët do të luajnë dhe ne nuk do të zmbrapsemi. Tani po më kujtohet kjo historia me gardhe, Dy institucione me gardhe janë PD dhe Presidenca, të gjithë të tjerët janë pa gardhe. PD dhe Presidenca janë të rrethuara si në mesjetë se kanë frikë nga populli i tyre”, u shpreh midis të tjerave Veliaj.
Reagimi i sotëm i kryebashkiakut të Tiranës, pason të djeshmin.
Sipas kryebashkiakut, Nishani është i vetmi shtetas që jeton me një vilë në park dhe ecën me eskortë në pedonale. Ai deklaron se porositë e Partisë Demokratike janë më pak të rëndësishme se sa 200 mijë fëmijët e Tiranës.
“ Sa turp qe do t’u prishe parkun fëmijëve! Nishani i vetmi shtetas qe jeton me vile ne Park e eskorte ne pedonale!”, shkruan Veliaj. Ai ka ironizuar gjithashtu Nishanin në rolin që ka marrë në këtë rast duke u shprehur se: “Bota ka parë Kryetar Bashkie të dojë të bëhet President, por President të behet kryetar bashkie veç Tirana po sheh!
Lodrat do bëhen! Nëse Nishani ka vilë në Park, edhe fëmijët do kenë këndin. 200,000 fëmijët e Tiranës vlejnë më shumë se urdhrat e Partisë Demokratike, i dashur President”, u shpreh Veliaj dje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.