Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hafizi me akuza të forta: ‘Hap kutitë e referendumit’

12/04/2016
Hafizi me akuza të forta: ‘Hap kutitë e referendumit’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ditë pasi Ben Blushi kërkoi që të hapen kutitë e votimit në referendumin e 9 prillit në PS, deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi shpjegon pse deputetët kritikë në parti kërkojnë të hapen këto kuti. Hafizi thekson se referendumi ishte një proces me shkelje të panumërta ligjore. Duke shprehur qëndrimin e saj kundër dhe të deputetit Ben Blushi, Hafizi thekson se ata ishin alternativa refetrendare.

Për këtë arsye, ajo kërkon që t’u vihet në dispozicion fotokopja e të gjitha listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit me nënshkrimin e votuesve të 385 qendrave të votimit në të gjithë vendin. Dhe kjo sipas deputetes, kërkohet për një arsye.

STATUSI I MIMOZA HAFIZIT

Pse po kërkojmë : « Hap kutitë e Referendumit! »

Referendumi i 9 Prillit ishte një proces me shkelje të panumërta ligjore, ku u kërkua të shpreheshin me dhjetra mijë socialistë.
Ne i ftuam socialistët t’i thonë Jo këtij procesi, me argumente të zhvilluara përgjatë 3 javëve pas Kongresit. Si të tillë, ne ishim alternativa referendare.
Në Kodin Zgjedhor të Partisë, neni 55.6, si alternativë referendare ne kishim të drejtën e vëzhgimit të procesit. E kemi kërkuar që në ditën eparë, publikisht.
Një ditë para referendumit, unë kam ndjekur gjithkund Komisionin Zgjedhor të Partisë Bashkia Shkodër, për t’i kërkuar akreditimin e vëzhguesve në 11 qendrat e votimit në këtë bashki. Komisioni është fshehur, është ndërruar në momentin e funidt, nuk më është përgjigjur. Për këtë kam dokumentim të plotë.
Ne nuk na u dha mundësia të kemi vëzhgues, për të shënuar se cilët ishin pjesëmarrësit realë në procesin e votimit. Në këto kushte, është detyrim ligjor që të na plotësohet kërkesa: të na vihen në dispozicion fotokopjet e të gjitha listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit, me nënshkrimet e votuesve, në 385 qendrat e votimit të vendit.
Me këto lista në dorë ne do shkojmë të kontaktojmë të gjithë socialistët shqiptarë, qytet më qytet e fshat më fshat, për t’iu treguar sesi emrat e tyre janë abuzuar dhe se sa i shëmtuar dhe i manipuluar ka qenë ky proces. Eshtë detyra jonë morale para socialistëve dhe shqiptarëve !
Kërkesën do ia parashtrojmë KZP, Komisionit Zgjedhor të Partisë, sapo ky komision të shpallë rezultatin e referendumit, kuti për kuti, ashtu siç e kërkon Kodi Zgjedhor i Partisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026
Berisha: Jemi pro kredisë nga SHBA, por nuk votojmë në procedura antikushtetuese!

Berisha: Jemi pro kredisë nga SHBA, por nuk votojmë në procedura antikushtetuese!

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.