Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosja sekrete e “Panama Papers” nën “ruajtje”…, me manikyr…!

12/04/2016
Dosja sekrete e “Panama Papers” nën “ruajtje”…, me manikyr…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ishte historia më e madhe e karrierës së tyre, dhe gazetarët investigativë Frederik Obermaier e Bastian Obermayer e dinin se cilave forcave i ishin kundërvënë.
Në një intervistë me CNN këtë të hënë, ata rrëfyen se si një manikyr i ndihmoi për ta mbajtur “Panama Papers” sekret.
Vitin e kaluar ata morën një propozim nga një burim anonim-ende i paditur edhe sot e kësaj dite- që pyeste nëse ata ishin të interesuar për të dhëna.
Ajo që Bastian dhe Frederik morën ishte rrjedhja më e madhe e informacionit në histori. Ishte e qartë që “Panama Papers” kishte potencialin për të turpëruar, ose akoma dhe më keq të implikonte, liderët botërorë dhe individë të sanksionuar ndërkombëtarisht duke i lidhur ata me llogari bankare offshore që thuhet se mbronin pasuri nga taksat.
Këtu hyn në lojë manikyri i thonjve.
“Kjo është pjesa kur e dashura ime qeshi me mua, kur unë bleva atë manikyr”, tha Fredereik.
Megjithatë ai u përdor për një qëllim serioz.
Bastian dhe Frederik kishin krijuar tashmë një dhomë të veçantë në një nga zyrat e gazetës së tyre gjermane “Süddeutsche Zeitung” ku vetëm disa njerëz kishin akses dhe kompjuterët brenda saj nuk qëndronin kurrë të lidhur me internetin.
Ata donin të ishin të bindur se të dhënat do të qëndronin tërësisht të sigurta dhe larg njerëzve që “fusnin hundët” kudo.
Kështu që gazetarët e tejkaluan pak cakun kur përdorën manikyr me xixa (ngjyra nuk dihet) për të lyer vidat e mbajtëseve të kompjuterëve të tyre – nëse njeri do i prekte, manikyri do të prishej dhe ata do e zbulonin se dikush kishte tentuar “të vidhte informacion”.
“Në Gjermani nuk është aq e rrezikshme”, shprehet Bastian.
“Por prap, kishim ndonjëherë të tilla mendime. Po. Po, e bëmë”.
“Ne ishim më shumë të shqetësuar për sigurinë e kolegëve tanë në Rusi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme”, shton ai. /Oranews.tv/
gazetaret e huaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.