Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bashkëshortet e lojtarëve në grumbullim, a do ta lejojë trajneri De Biazi seksin?

12/04/2016
Bashkëshortet e lojtarëve në grumbullim, a do ta lejojë trajneri De Biazi seksin?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kombëtarja do të nisë më 22 maj grumbullimin në Austri, në prag të përfaqësimit historik në Europianin e Francës.Për ta bërë sa më shumë relaksuese periudhën e pragndeshjeve, stafi i Kombëtares ka menduar që në hotelin ku do të grumbullohet skuadra të vijnë edhe familjarët e lojtarëve. Kësisoj, futbollistëve do t’u lejohet që të flenë me bashkëshortet.

Në fakt, kjo çështje ka hapur debate të mëdha në disa prej Kombëtareve europiane. Ka trajnerë që mendojnë se lojtarët mund të jenë më mirë psikologjikisht nëse kanë pranë partneret e tyre. Më së shumti kryerja e marrëdhënieve seksuale në ditët para ndeshjeve është bërë një çështje e diskutuar edhe në Kombëtaret më të mëdha europiane.

Tashmë, nuk dihet nëse De Biazi do ta lejojë një gjë të tillë te kuqezinjtë, duke u krijuar këtyre të fundit luksin për të pasur partneret gjatë grumbullimit në Austri. Ndërkohë, dy ditë më parë, në një bisedë për “Top Channel”, menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi, zbardhi axhendën kuqezi.

“Në hotel nuk do të qëndrojë askush tjetër, për aq ditë sa aty do të qëndrojë ekipi ynë kombëtar. Është një vend i qetë, hoteli është afër me bregdetin. Fushën e stërvitjes e kemi shumë afër hotelit, pothuajse 2 minuta në këmbë. Përveç pjesës teknike, një tjetër gjë që ndikon direkt në performancën e futbollistëve në një aktivitet të tillë është edhe ana psikologjike e tyre.

Ky detaj, i vogël në dukje, nuk është lënë pas dore as nga stafi teknik i Kombëtares tonë. Ne do t’ua bëjmë shumë relaksues futbollistëve grumbullimin. Herë pas here familjarët do të marrin pjesë, të cilët do të mund t’i relaksojnë për ndeshjet në vazhdim. Po mendojmë që të marrim edhe një psikolog me vete”, ka thënë menaxheri Bushi, shkruan Panorama Sport.

Axhenda kuqezi

Data 22 maj do të jetë fillimi i rrugëtimit të Kombëtares shqiptare në “Euro 2016”. “Ekipi do të grumbullohet në Austri, ku do të qëndrojmë 10 ditë. Do të bëjmë një ndeshje miqësore me Katarin, pastaj do të përballemi me Ukrainën më 3 qershor në Bergamo të Italisë. Pas kësaj miqësoreje, që do të jetë edhe e fundit para Europianit, do të vazhdojmë përgatitjet në PerrosGuirec në Francë, aty ku do të jetë dhe qendra e Kombëtares”, tregon menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.