Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E përndiqte fqinji i moshuar, dëshmia e 25 vjeçares: Më kërkonte çdo ditë seks

10/04/2016
E përndiqte fqinji i moshuar, dëshmia e 25 vjeçares: Më kërkonte çdo ditë seks
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fqinji i moshuar i i cili përndiqte këmba këmbës një vajzë të rë 25 vjecare i ishte kthyer në një makth kësaj të fundit. Ai i kërkonte në mënyrë të vazhdueshme që të lidheshin bashkë duke i thënë gjithnjë se e “pëlqente shumë”.

25­ vjeçarja nga fshati Mizë i këtij rrethi, është paraqitur në komisariat dhe ka kërkuar ndihmë, pasi fqinji 69­ vjeçar e përndiqte gjithandej dhe madje i kërkonte seks. Ajo ka dëshmuar se kjo situatë i ishte bërë stresuese prej shumë kohësh dhe nuk mund ta duronte dot më, pasi kudo që shkonte, 69­ vjeçari me inicialet D. Sh. i ishte bërë “hije”, bën me dije policia.

Policisë së Lushnjës e ka shoqëruar, të moshuarin dhe pasi e ka marrë në pyetje, ia ka kaluar materialet Prokurorisë. D. Sh. do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa mësohet se gjatë marrjes në pyetje nuk e ka pranuar përndjekjen e vajzës, por vetëm se ai kishte simpati për të.

DESHMIA

Në dëshminë që 25­vjeçarja ka dhënë para punonjësve të policisë, ka pohuar se me fqinjin e saj D. Sh., i ndante veç një oborr. Disa muaj më parë kur ata janë ndodhur të vetëm, secili në oborr të vet, i moshuari i është afruar duke i bërë fillimisht komplimente, dhe më pas i ka thënë 25­vjeçares se e pëlqente shumë. Fillimisht vajza nuk është shqetësuar nga kjo, duke menduar se ndoshta fqinji i moshuar kishte qenë i dehur. Por edhe në ditët më pas, kur ajo shkonte në dyqan, te shoqet në fshat, te të afërmit apo edhe punët e përditshme të bujqësisë, “rastësisht”, para ose mbrapa saj, gjendej gjithnjë fqinji i saj. Ai e kishte ndaluar atë disa herë dhe i kishte kërkuar të shkonte me të në një vend larg syve të fshatit dhe të kryenin marrëdhënie.

Por ndonëse 25­vjeçarja e ka refuzuar, i moshuari ka vijuar të këmbëngulë duke i shkuar asaj nga mbrapa. Për të evituar konfliktet familjare, vajza e re nuk ka kërkuar ndihmën e të afërmve. Ajo ka menduar ta zgjidhë me policinë këtë çështje, ndërsa është shprehur para punonjësit që i ka mbajtur asaj kallëzimin, se fqinji i ishte kthyer në makth. Pas denoncimit të saj, policia ka thirrur të moshuarin dhe e ka marrë në pyetje, por ai e ka mohuar ta ketë përndjekur fqinjën e tij. “Është e vërtetë, unë kam simpati për të. Por nuk e kam përndjekur dhe as i kam kërkuar seks”, është shprehur 69­vjeçari.

Per me shume mund te lexoni edhe

Fqinji i moshuar përndjek vajzën 25-vjeçaren, i kërkon seks

/web/Fqinji_i_moshuar_perndjek_vajzen_25_vjecaren_i_kerkon_seks_17018_1.php

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

26/07/2026
Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

26/07/2026
Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.