Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Të rinjve, do t’u garantohet e drejta për arsimim,studentët do të mbështeten nga buxheti i shtetit

09/04/2016
Basha: Të rinjve, do t’u garantohet e drejta për arsimim,studentët do të mbështeten nga buxheti i shtetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha gjatë takimeve të zhvilluara me të rinj, fermerë dhe banorë të Mulletit, Baldushkut dhe Priskës, me të cilat ka ndarë pikat kryesore të programit të demokratëve për bujqësinë dhe arsimin është shprehur se: “Çdo i ri do të ketë mundësi për arsim universitar bashkëfinancim direkt për çdo student nga buxheti”.

Basha ritheksoi se ligji i arsimit të lartë i hartuar në mënyrë klienteliste do të shfuqizohet dhe në qendër do të vendoset studenti. “Të gjithë të rinjve, do t’u garantohet e drejta për arsimim, ndërsa studentët do të mbështeten nga buxheti i shtetit. Tarifat do ulen përmes bashkëfinancimit direkt për cdo student nga buxheti. Masa e bashkëfinancimit do të përcaktohet nga dega dhe cilësia e universitetit ku studion studenti”­ tha Basha. Kjo sipas liderit të opozitës do të nxisë konkurrencën mes universiteteve për cilësi, si dhe do orientojë të rinjtë të studiojnë në bazë të nevojave të tregut.

“Qeveria përcakton nivelin e mbështetjes. Përshembull po studiove Juridik do të kesh 50 pikë bonus. Po studiove Inxhinieri Mekanike do të kesh 100 pikë bonus. Po studiove Zooteknikë, Agronomi do të kesh 120 pikë bonus. Pse?! Sepse unë e di që një inxhinier mekanik, një agronom, nesër brenda tregut shqiptar dhe në bashkëpunim me tregun europian do ta kemi shumë më të lehtë ta punësojmë, pra të krijojmë vlerë të shtuar, sesa një person me një profesion që është më i kudogjendshëm dhe më pak i përdorshëm”­ tha ai.

Banorët janë ankuar për situatën në bujqësi. “Me fjalën “rilindje” duke thënë unë do të bëj shtet këto zotni nuk po bëjnë shtet. Këto po rilindin veten e vet duke vjedh lekët çdo tre muaj që i marrin djersën popullit”­ tha një nga banorët. Basha ka theksuar se mbështetja nga buxheti për bujqësinë do të jetë në nivelin më të lartë të parashikuar ndonjëherë. Kjo mbështetje prej 1,5% e PBB do të përdoret për investimet kapitale në ndihmë të bujqësisë, infrastrukturës bujqësore dhe për subvencione të drejtpërdrejta për fermerin shqiptar. Basha ka theksuar gjithashtu se do të falen kamatëvonesat dhe për familjet në ndihmë ekonomike do të ketë subvencionim të plotë të faturës së energjisë deri në masën 200 kilovat, si dhe do të krijohet një fashë mbrojtëse për shtresat në nevojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

26/07/2026
Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

26/07/2026
Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.