Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet dëshmia, gardisti vrau gruan për karikuesin e telefonit

07/04/2016
Zbardhet dëshmia, gardisti vrau gruan për karikuesin e telefonit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Admir Dervishi, ka pranuar para hetuesve autorësinë e krimit dhe në gjendje të rënduar psikologjike është shprehur i penduar, duke përsëritur frazën, “Nuk doja ta vrisja…”. Ai ka shpjeguar rrethanat e krimit, duke pyetur herë pas here për shëndetin e gruas së tij, pasi dyshonte se ajo mund të ishte e plagosur dhe nuk kishte vdekur.

Dervishi ka treguar se ka qenë një debat për arsye shumë banale mes tij dhe së shoqes, që as vetë nuk e ka parashikuar se mund të mbyllej në atë mënyrë. Sipas dëshmisë së tij, duke qenë se po nxitonte për të shkuar në punë, pasi ishte me vonesë, është zënë me gruan për karikuesin e telefonit që ajo nuk po ia gjente. Më pas, në debat e sipër, i ka përmendur emrin e një personi mashkull, duke i thënë se mos ia kishte dhënë atij dhe pas këtij momenti, situata i ka dalë jashtë kontrollit.

Teksa i bërtiste të shoqes në korridorin e apartamentit dhe ajo nga ana tjetër bënte të njëjtën gjë, për shkak se u ndje e fyer, 29­vjeçari ka nxjerrë nga brezi armën dhe ka qëlluar në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur. Megjithatë, ai ka pretenduar para hetuesve se ka menduar që e shoqja ishte e plagosur dhe herë pas here i ka pyetur për shëndetin e saj, deri sa i kanë konfirmuar se ajo ka vdekur.

gardistii ok

DESHMIA NE POLICI

Në njoftimin zyrtar që Policia e Tiranës shpërndau dje për mediat, thuhet se krimi i djeshëm në familje ka ndodhur pas një konflikti mes bashkëshortëve për arsye xhelozie. Ky motiv ka dalë edhe nga dëshmia që autori i arrestuar, Admir Dervishi, ka dhënë para hetuesve gjatë procesit të marrjes në pyetje. Në një gjendje të rënduar psikologjike dhe duke qarë gjatë gjithë kohës, ai ka pranuar autorësinë e krimit, duke shpjeguar edhe rrethanat e ngjarjes. “Isha vonë për në punë. Po nxitoja të dilja dhe pashë që telefoni nuk kishte shumë bateri dhe do më fikej. I thashë Ildës të më gjente karikuesin, por ajo nuk po e gjente dhe unë po vonohesha edhe më shumë. I bërtita se isha shumë vonë”, ka nisur rrëfimin e tij në Polici gardisti Dervishi.

Më pas ai është shprehur se në debat e sipër, i ka thënë të shoqes edhe disa fjalë të pamenduara mirë. I ka përmendur emrin e një mashkulli, për të cilin kishin pasur debate edhe më parë, pasi ai ishte xheloz dhe nuk donte që e shoqja t’i fliste. “I thashë: ‘Mos ia ke dhënë… filanit karikuesin që nuk po e gjen. Ajo u ndje keq, sepse në fakt kishim debatuar edhe më parë për këtë çështje. Unë thjesht isha xheloz, jo se ajo kishte vërtet diçka me atë person. Ajo ishte bashkëshorte dhe grua shumë e mirë. Por kur ajo m’u hakërrye pas asaj që i thashë, ndoshta edhe me të drejtë, unë dola nga vetja dhe nuk ia fal më vetes atë që kam bërë”, mësohet të ketë thënë i arrestuari në Polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.