Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Anëtarësimi në BE, Kroacia bllokon Serbinë

07/04/2016
Anëtarësimi në BE, Kroacia bllokon Serbinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kroacia bllokoi bisedimet e anëtarësimit për Serbinë duke vendosur veton në hapjen e kapitullit 23 dhe 24 me Beogradin.
Grupi i përbashkët i punës i ngritur në Këshilli i Europës shtyu agjendën e debatit mbi dy kapitujt e radhës me Serbinë, kapituj që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, sistemin e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut. Agjenda nuk është votuar vetëm nga pala kroate, ndërkohë që rregulli në të tilla raste kërkon votë unanime nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Zagrebi nuk ka shpjeguar ende me detaje arsyet e bllokimit të bisedimeve të anëtarësimit për Serbinë, por javët e fundit zyrtarë të lartë kroatë kanë deklaruar jo pak herë se do të bllokojnë procesin e anëtarësimit nëse Beogradi nuk plotëson më parë disa kushte.
Shqetësimet e kroatëve lidhen me respektimin e plotë të të drejtave të minoriteteve, bashkëpunim të plotë dhe pa kushte me Gjykatën e Hagës për krimet e luftës dhe anulimin e një ligji serb që e përjashton këtë vend nga juridiksioni ndërkombëtar për krimet e luftës.
Por në Beograd janë të bindur; bllokimi kroat bazohet vetëm tek motivet politike të përditshme. Sipas analistëve dhe zyrtarëve serbë, vetëm kështu mund të shpjegohet kjo bllokadë, ndërkohë që 27 vendet e tjera të BE-së kanë dhënë dritën jeshile.

“Top Channel”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.