Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKSKLUZIVE – SKANDAL/ Helikopteri i rrëzuar sot bënte punën e policisë, “kërkonte” parcelat e mbjella me kanabis

06/04/2016
EKSKLUZIVE – SKANDAL/ Helikopteri i rrëzuar sot bënte punën e policisë, “kërkonte” parcelat e mbjella me kanabis
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Fluturimi i fundit i helikopteri EC-145 me numër bordi  637, në inventarin e Forcave të Armatosura, ishte shërbimi i fundit që i bëri Policisë së Shtetit. Përpjekjet e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe e Shefit të Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Jeronim Baze, për ta servirur këtë fluturim si një “fluturim rutinë stërvitor”, fsheh një të vërtetë, më të madhe dhe të hidhur. Janë persona të repartit të Helikopterëve në Farkë, të cilët tregojnë dhe denoncojnë, se sot, sikurse dhe shumë herë të tjera më parë, ky helikopterë dhe të tjerë të kësaj njësie, dilnin për patrullim, vëzhgim dhe identifikim të parcelave të mundshme të mbjella më bimë narkotike.
Kjo “rutinë”, vazhdon të paktën që prej 22 gushtit të vitit 2014, kur në Dukagjin, u rrëzua nga të shtënat me armë, një helikopter patrullues i policisë. Që prej asaj kohe, këtë detyrë dhe këto misione i kryenin vetëm Forcat e Armatosura.

Misionet antidrogë të kundërligjshme të FA
Të njëjta burime nga njësia e helikopterëve të farkës, i cilësojnë misione të tilla të jashtëligjshme. Sipas tyre paligjshmëria qëndron jo vetëm në përgjegjësitë e strukturave, për vëzhgimin, identifikimin dhe zbulimin  parcelave me bimë narkotike, por edhe në përgatitjen e personave që duhet të kryejnë misione të tilla, apo edhe në pajisjet dhe instrumentet që duhet të kenë helikopterët që marrin pjesë në këto tipe misionesh. Efektivët e ushtrisë nuk plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në të tilla “fluturime rutinë”, ndërsa edhe pajisjet dhe instrumentet në helikopterët e tyre, për një gjë të tillë, mungojnë, sqarojnë të njëjtat burime.
“Ky helikopter nuk plotëson kushtet par monitorim, ai është projektuar për kërkim shpëtim dhe akoma më keq, i mungon edhe koshi për shpëtim, pasi nuk është blerë nga FA”, citohet më tej burimi.
Megjithatë, si ushtarakë, ata kanë qenë të detyruar të zbatojnë vetëm urdhrat, ndërsa të njëjtat burime shtojnë se prej rreth dy vjetësh, të gjitha hartat me hashash janë prodhim i tyre, pasi helikopterët e policisë nuk fluturojnë.

Helikopteri i ushtrisë i rezistoi sulmit me armë
Sikurse helikopteri i policisë, i rrëzuar në Dukagjin dy vjet më parë, edhe një helikopter i ushtrisë i cili merrte pjesë në atë mision, është qëlluar me armë zjarri nga toka, por për fatin e mirë i ka rezistuar tri plumbave, duke ju shmangur fatit të keq të helikopterit të policisë.
Lajmi i para dy vjetësh, i rrëzimit të helikopterit të policisë ishte më “i madh” se sulmi edhe ndaj helikopterit të ushtrisë. Për pasojë, ai lajm “i madh”, mjaftoi për të kamufluar e mbajtur të fshehur “atentatin” edhe ndaj helikopterit të FA.

helikopteri-i-rrezuar
Helikopteri (i vogli) i rrëzuar sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

TIRANË/ Nis me rrahje e përfundon me plumba, Konflikt me armë zjarri në rrugën “Gjolekë Kokona”

13/08/2026
Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenskit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Tirana digjet, arka mbushet! Ku shkuan miliardat e betonit

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

TIRANË/ Nis me rrahje e përfundon me plumba, Konflikt me armë zjarri në rrugën “Gjolekë Kokona”

13/08/2026
Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenskit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.