Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tërmeti “Panama Papers”. Çfarë po ndodh në Shqipëri dhe vënde të tjera

05/04/2016
Tërmeti “Panama Papers”. Çfarë po ndodh në Shqipëri dhe vënde të tjera
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ismail Mulleti

Stuhia e nisur nga publikimi i dokumenteve për atë që po merr gradualisht formë si tërmeti më i madh fiskal i të gjitha kohërave, sa vjen e përforcohet.

Ashtu siç u paralajmëruar fillimisht nga grupi i gazetarëve investigativë, që po punojnë me zbardhjen e dosjes voluminoze, skandali ka përmasa globale dhe të tilla pritet jenë edhe hetimet

Shqipëri- Ismail Mulleti është shqiptari i parë që përmendet në dokumentet e “Panama Papers”. Mulleti bashkë me avokatin izraelit Assaf Halkin kanë regjistruar kompaninë “GFI Technologies” në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë. Sipas disa dokumenteve të QKR­së, avokati Halkin dhe Ismail Mulleti rezultojnë të kenë ngritur në Shqipëri edhe kompaninë “IMAH” me seli në qendrën e biznesit në rrugën “Murat Toptani”. Shoqëria e themeluar në shkurt të vitit 2014 ka për administratore Entela Shehaj. Aty Ismail Mulleti dhe Assaf Halkin janë me pjesë të barabarta nga 45%. Mulleti nuk iu përgjigj pyetje së “Haaretz.com” në lidhje me investimet e kompanisë, por komentoi se qëllimi i biznesit është për të shitur pajisje teknologjike në fushën e karburanteve dhe shtoi se, të gjitha të ardhurat raportohen në organet tatimore izraelite. Kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e huasë nga banka, për të investuar në pasuri të paluajtshme në Evropë. Aktiviteti i kompanisë është i regjistruar pranë zyrës së taksave në Izrael.

Çfarë po ndodh në vende të tjera?

Reagimi i parë mbërrin nga Islanda. Emri i kryeministrit të këtij vendi del në dosjet e publikuara. Kaq ka mjaftuar që mijëra islandezë të hidhen në protesta duke kërkuar dorëheqjen e tij. Vetë kryeministri ka kërkuar një votëbesim në Parlament, që në valën e presionit të publikut, vështirë se do ta marrë.

Shtetet e Bashkuara- Departamenti i Drejtësisë tha se po studion informacionet nga 107 agjenci informative dhe organizata mbi dokumentat e kompanisë “Mossack Fonseca”.

Britania e Madhe– Publikimi i dosjeve udhëhiqet nga The Guardian dhe BBC. Që të dyja kanë raportuar për një bankier britanik, që jeton prej dekadash në Korenë e Veriut. Ai ka hapur një kompani financiare “offshore” sekrete, e cila besohet se është përdorur nga regjimi i Penianit për të shitur armë dhe për të financuar programin bërthamor të vendit komunist. Dhjetra donatorë, deputetë dhe financiarë që mbështetën ardhjen në pushtet të Cameron kanë lidhje me rrjetin e “parajsave fiskale”.

Rusi– Moska mohoi përfshirjen e Vladimir Putin në këto skema, duke i quajtur ato të pabaza dhe të bazuara në “putinofobi”.

Ukrainë– Deputetët e parlamentit po kërkojnë me ngul nisjen e hetimeve për presidentin Petro Poroshenko, emri i të cilit ka dalë në “Dosjen Panama”.
Kompania “Mossack Fonseca”– Nuk komenton raste të veçanta dhe këmbëngul se është një aktore e përgjegjshme e komunitetit financiar dhe sipërmarrës global dhe se nuk ka shkelur asnjë ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.