Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi sonte në një interviste te 5 pyetje nga Babaramo se ka ndërmend të rikkthejë projektin e shehsit Skënderbej që kishte përgaditur Rama kur ishte kryetar bashkie. Ai tha se 80 për qind e punimeve janë të paprekura. Gjatë intervistës ai dha shpjegime rreth projektit të Bulevardit të ri për të cilin pavarësisht se lajmëroi ndryshime nga projekti i Bashës tha se “është zgjatim i shtyllës kurrizore”.
Çfarë do të ndryshoni tjetër të planin urbanistik, cfarë ndërhyrjesh do bëni?
Do kemi disa ndryshime. Në Bulevardin e ri do keni një park qendror që është shumë i nevojshëm dhe nuk ishte planifikuar, pasi është një bulevard i mbushur me ndërtim. Kemi reduktuar ndërtimet për ti dhënë një park tjetër qindor që është 6-herë më i madh se parku Rinia. Duam të rivitalizojmë totalisht bregun e lumit që është një nga zonat më të çmuara kudo në botë, por tek ne është një zonë e degraduar. Në një kohë kur politika e mbrapshtë është duke prishur lodrat e fëmijëve, ne jemi duke ecur shumë shpejt tek bregu i lumit dhe brenda këtij mandati kur të përmendet bregu i lumit nuk do të ketë më konotacion negativ, por pozitiv. Do të ketë një rehabilitim, gjelbërim, një pedonale në të dyja anët dhe shumë shpejt do të jetë një zonë e lakmuar e Tiranës për zhvillim. Unë besoj se Tirana ka nevojë të shfryjë në termin metaforik të fjalës edhe për dendësinë e popullsisë edhe për për mbingarkesën që ka Tirana aktuale. Zgjatimi i aksit ëhstë i ngjashëm me zgjatimin shtyllës kurrizore. Ju mund të shikoni që ne kemi planin urbanistik të Italisë që në vitet 1920 dhe kemi që në ato vite me të njëjtin bulevard. Do të thotë që Tirana po shkon 100 vjeç si kryeqytet dhe ne kemi të njëjtin ashtë siç e kishim përpara100 vjetësh. Nuk shkon, dyfishimi i këtij aksi besoj që i jep Tiranës një frymëmarrje që ka vite që i mungon. Sigurisht me këto modifikime në bregun e lumit dhe në parkun qendror.
Çfarë do të ndryshoni nga plani i Bashës?
Momentalisht, plani i hartuar nga Basha nuk e ka këtë park qendror. Ajo që ne do të duhet që ne të marrim parasysh është fakti që Tirana që trashëguam ishte në një këmishë force që quhet vija e verdhë e Tiranës. Sot nuk e kemi më këtë këmishë force, kjo do të thotë se sot kemi lirinë që të projektojmë gjërat për Tiranën e re shumë herë më mirë e ndryshe sesa ajo që trashëguam. Kemi planifikuar dy terminale autobuzësh, një në lindje e një në perëndim, për të menaxhuar trafikun që vjen nga drejtimi i Durrësit dhe ai i Elbasanit. Sot ne kemi filluar me disa zgjidhje provizore të cilat qartazi kanë ulur trafikun, ku çdo autobus që vinte shkarkonte në çdo cep rruge pasagjerët.
Kur përfundon ndërtimi i unazës së vogël?
Aktualisht është duke u asfaltuar shtresa e fundit në lotet 1, 2 dhe 4 dhe kemi edhe lotin e 3 që është edhe më i vështiri duke qenë se kërkon shembjen e disa ndërtesave. Tani që kanë mbaruar 3 lote, fokusi do të jetë tek loti i fundit. Në qershor kur ne të fillojmë me sheshin “Skënderbej” do kemi mbaruar me unazën e vogël
Sa shkon vlera totale e investimit?
Nuk jam i sigurt, por besoj se shkon në 600 ose 700 mijë dollarë. Nuk vjen nga taksat e Bashkisë së Tiranës, është i financuar totalisht nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve i qeverisë shqiptare. Tirana kërkon fonde përtej çfarë i mundëson buxheti me taksat modeste. Ne kemi kërkuar që të marrim vlerë të madhe të buxhetit të shtetit, si bashkia më e madhe e vendit dhe qeveria na ka mbështetur.
Si do të jetë sheshi “Skënderbej”?
Nesër do prezantojmë projektin. 50% do të jenë pjesë e ngurtë dhe 50% do të jetë gjelbërim. Do të ketë ishuj, pedonale dhe qarkullimi do të ndodhë nga unaza e vogël.
A do e përballojë unaza?
Nëse do vijonim me këtë logjikë do të thonim se çdo qytet ka pjaca e sheshe, ndërkohë që Tirana nuk ka asnjë. Ne kemi një qytet që është në funksion të makinave, por do provojmë që të kemi një qytet për njerëzit.
Po projekti francez, a do jetë dhe a do ketë kulla?
Ne jemi në diskutime. Vendimmarrja e punës që do fillojë në qershor ka të bëjë vetëm me sheshin dhe pjacën. Kur të përfundojë plani urbanistik do diskutojmë për kulla apo zona të tjera komerciale. Do rikthejmë lulishten poshtë kalit të Skënderbeut, pedonalizimin e rreth xhamisë, mini lulishte mes ministrive.
A do ketë nënkalim sheshi “Skëndërbej’ siç kishte punime para 6 vitesh?
Nuk ka nënkalime. Ato janë tubacione për depozitat e ujit për shatërvane. E bëjnë eksperiencën më unike. Ato janë tunele mirëmbajtje. Ato do të rihapen dhe do të rikuperohet investimi që është groposur. Besojmë që në 70-80% e investimit nuk është cenuar nga mbulimi e më pas sheshi do të vishet me pllaka e gjelbërim. Qytetin ia rikthejmë njerëzve.





