Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SURPRIZA/Spitali i Gjirokastrës, largime me short nga puna

04/04/2016
SURPRIZA/Spitali i Gjirokastrës, largime me short nga puna
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nëse të bie letra me “largohu” lë punën.

Fiks Fare shfaqi sonte mekanizmin e largimit nga puna të 10 punonjësve të spitalit të Gjirokastrës, një short i organizuar nga Drejtoria e Spitalit pas presionit për shkurtime në spital nga ministria.

Një sanitare e cila ka punuar për 27 vjet në spitalin rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës, Ziliha Voco tregon se para një jave drejtori i spitalit të Gjirokastrës, Krenar Kulla, ka mbledhur 40 punonjës, sanitare dhe punonjes magazine, dhe ka hedhur një short.

Ajo thotë se në një tavolinë u vendosën 40 letra, ku shkruhej “Qëndro” dhe “Largohu”.

Zonja që u ankua në Fiks Fare thotë se ajo tërhoqi letren ku ishte shënimi “Largohu” dhe se në atë moment u ndje shumë keq..

Tha se “nuk kishim guxim ta kundërshtonim shorteun, asnjëra nga punonjëset e pranishme nuk foli”.

Sot është në hall, pasi ishte e vetmja që sillte një rrogë në familje, ka dy djem pa punë, bashkëshortin pa pune dhe një kredi për të larë.

Vetë ish- sanitarja e spitalit të Gjirokastrës shkon në zyrën e drejtorit të spitalit, Krenar Kulla.

Në bisedë me të, drejtori e pranon se është organizuar një short dhe se ishte në hall së kishte tre muaj që e zvarriste këtë pune, se nuk dintë kë të hiqte e ke të mbante.

Kur bashkëshorti i ish- sanitares i kërkon drejtorit që t’ia shpjegojë edhe një herë si e bëri shortin, drejtori i përgjigjet se bashkëshortja e tij e di shumë mire.

Një tjetër punjonjëse e këtij spitalit gjatë bisedës me ish- sanitaren tregon se të gjithë në këtë spital e dinë për këtë short, që është një turp dhe se punonjëset që morën pjesë në këtë short të organizuar nga drejtori bënë shumë gabim që e pranuan të tërhiqnin letrat

Fiks Fare kërkoi një përgjigje nga drejtori i spitalit rajonal të Gjirokastrës, zoti Krenar Kulla

Ai nuk e pranon se ka organizuar një short të tillë për shkurtimet që ka firmosur javën e kaluar. Madje e quan të papranueshëm një gjë të tillë.

Më pas ish- punonjësja e këtij spitali hyn në zyrë dhe i kërkon drejtorit se ai e kishte organizuar shortin. Gjatë debatit me ish-sanitaren e spitalit, drejtori i këtij institucioni e mohon të ketë organizuar short, megjithëse zonja Voco këmbëngul se shorti ishte organizuar dhe ajo së bashku me disa kolegë të tjerë ishin larguar nga puna pasi kishin tërhequr letrën me shënimin “Largohu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenksit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Tirana digjet, arka mbushet! Ku shkuan miliardat e betonit

13/08/2026
Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

Gjysëm hamendja e Ramës për deklaratën e Zelenksit për Kosovën: Edhe mund ta ketë gabim

13/08/2026
Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Tirana digjet, arka mbushet! Ku shkuan miliardat e betonit

13/08/2026
Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.