Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për ish-kreun e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti. Akuza ka kërkuar 1 vit burg për Dajtin me akuzën për “shpërdorim detyre”.
Sipas prokurorisë, ish-kreu i INUK ka prishur një vilë 2-katëshe të një resorti në Kavajë, në kundërshtim me ligjin.





