Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Mossack Fonseca”: Jemi kompani makinash

04/04/2016
“Mossack Fonseca”: Jemi kompani makinash
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jürgen Mossack është biri i një nazisti të ëaffen SS, që pas fundit të Luftës së Dytë Botërore u transferua me familjen në Panama, duke iu ofruar CIA-s si spiun i kubanëve (në bazë të dokumentave të shërbimit të fshehtë ushtarak amerikan dhe të cituar nga amerikania “Fusion”). I riu Mossack është diplomuar në një universitet katolik privat, më pas ka kryer një master në Londër, dhe në vitin 1977 u rikthye në Panama për të përfituar prej epokës së artë që po lindte, për parajsat fiskale të përtej oqeanit.

Ramon Fonseca, panamez, pas studimeve në London School of Economics ka punuar për gjashtë vite në zyrat e OKB në Gjenevë, më pas u rikthye në atdhe dhe bashkoi shoqërinë e tij me Mossack. Lindi kështu studio ligjore Mossack Fonseca, që konsiderohet një prej pesë kabineteve të avokatëve krijues të kompanive offshore më të rëndësishme në botë.
panama skema

Mossack Fonseca u zgjerua me kalimin e viteve, duke hapur 40 zyra në Amerikën e Jugut, Kinë dhe Europë. Sot ka të punësuar 500 persona. Bashkëthemeluesi Ramon Fonseca ishte deri pak javë më parë, këshilltari më i ngushtë i presidentit panamez, Juan Carlos Varela. Në fillim të marsit, Fonseca dha dorëheqjen nga detyra e tij në presidencën panameze, sepse filiali brazilian i Mossack Fonseca u përfshi në skandalin gjigand që prek kompaninë e naftës Petrobras.

“Jap dorëheqjen për të mbrojtur nderin tim, atë të kompanisë sime dhe të vendit tim”, kishte thënë Fonseca. Kur u vetëdijësuan për rrjedhjen e dokumentave, Mossack dhe Fonseca u përpoqën që të lajmërojnë klientët duke ud ërguar emaile, me qëllim që të përgatiteshin për mbrojtjen. Dje në mbrëmje, pak pas orës 20.00, mediat e të gjithë botës nisën të botojnë rezultatet e investigimit. Menjëherë studio panameze shpërndau një tekst të gjatë në të cilin mbron traditën e saj dhe kujton se “ka punuar për 40 vite në mënyrë të ligjshme, në vendin tonë dhe në juridiksione të tjerë”. Mossack Fonseca pretendon se është si një kompani që prodhon automobilë: nuk është përgegjëse për atë që klientët bëjnë me produktet e saj.bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.