Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për komisionet hetimore

04/04/2016
Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për komisionet hetimore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mazhoranca rrëzoi sot kërkesën e opozitës për të ndryshuar ligjin e komisioneve hetimore, që është edhe një nga tre kushtet për rikthimin e marrëdhënieve normale me parlamentin.
Ndryshimet në ligjin ‘për funksionimin e komisioneve hetimore’, synojnë heqjen e mundësisë së bllokimit të punës së komisioneve nga mazhoranca.
Dy nismat ligjore të propozuara nga grupi parlamentar demokrat, ndryshimet në ligjin ‘për funksionimin e komisioneve hetimore’ dhe ato në ligjin ‘për dekriminalizimin’, që po diskutohen sot në komision, janë dhe dy nga tre kushtet e vendosura nga opozita për rikthimin e saj në parlament.
Deputeti i PD-së, Eduard Halimi në prezantimin e amendimeve të ligjit ‘për komisionet hetimore’ tha se qëllimi i tyre është realizimi i së drejtës së pakicës për ushtrimin e hetimit parlamentar, në mënyrë që ai të realizohet i pavarur dhe i pakufizuar nga vullneti i shumicës.
“Ne propozojme ndryshimin e rregullave mbi vlefshmërinë e mbledhjes së komisionit, apo mënyrës së marrjes së vendimeve. Mbledhjet duhet të konsiderohen të vlefshme kur në to marrin pjesë së paku të gjithë anëtarët që i takojne grupimit politik ku bëjnë pjesë nismëtaret e komisionit. Ky parashikim do të mundësonte realizimin e kontrollit parlamentar, edhe ne ato raste kur shumica parlamentare nuk ka vullnet për të marrë pjesë në veprimtarine hetimore”, tha Halimi.
Ky parashikim, sipas tij, dikton dhe ndryshimin e rregullave mbi vendimmarrjen në komision. Vendimet, tha Halimi, duhet të merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.
Deputeti i PS-se, Ulsi Manja tha se me keto ndryshime opozita synon të institucionalizojë pakicën në komisionet hetimore.
Ndryshimet në ligjin ‘për dekriminalizimin’ lidhen me rastet kur deputetët, të cilët arrestohen në flagrancë për vrasje apo tentativë vrasje, të pezullohen nga aktiviteti i parlamentit, deri në dhënien e një vendimi nga gjykata. Nisma ligjore u nxit nga rikthimi në Kuvend në muajin shkurt, i deputetit socialist Armando Prenga, i përfshirë në një konflikt të armatosur ne shtator te vitit te kaluar.
Kushti tjetër i vendosur nga opozita e djathte lidhet me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në rastet e shqyrtimit te vlefshmërisë së mandateve të deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, qe akuzohen nga PD se kanë përfituar fonde publike, duke shfrytëzuar postin e tyre si deputetë të Kuvendit.
Me pjesëmarrjen e saj në komisionin e Ligjeve, opozita theu sot bojkotin disajavor ndaj veprimtarisë së Kuvendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.