Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryeministri i quan “minj”, biznesi ofendohet

04/04/2016
Kryeministri i quan “minj”, biznesi ofendohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pak orë më parë Kryeministri, Edi Rama ka prezantuar fazën e dytë të luftës antinformalitet, duke i vënë biznesin një herë në rolin e miut e pastaj në rolin e maces. Por bizneset pjesëmarrëse në takim duket se janë fyer nga ky përcaktim i kryeministrit.

“Ne janë gjeneratori i punësimit në vend, i të ardhurave buxhetore dhe ekonomisë shqiptare dhe nuk mund të quhemi minj nga Kryeministri i vendit,” tha i indinjuar pak minuta pas takimit, Nikollaq Nëranxi, Presidenti i Shoqatës së Mbrojtjes së Tregtarëve dhe Tregut.

nikollaq-neranxi

Kryeministri Edi Rama në takimin me biznesin u shpreh,“Një përgëzim publik për Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave dhe posaçërisht për dy drejtueset se në publik marrin vetëm kritika. Puna është absolutisht e lavdërueshme, por jo për tu kënaqur. Dhe një falënderim për sipërmarrësit e mëdhenj që iu bënë partnerë realë kësaj përpjekje. Luftë që vazhdon sepse asnjëherë një sipërmarrës nuk do bëhet macja që kap minjtë e parasë, do mbetet miu për tu kapur nga macja”.

Kjo deklaratë sipas bizneseve në takim ka qenë tejet fyese, pasi një kryeministër nuk mund të etiketojë biznesin në mënyrë të tillë qoftë edhe për metaforë.
Biznesi dhe qeveria ndodhen prej një viti në një klimë të tensionuar për shkak të një angazhimi që qeveria ka ndërmarrë për formalizimin ekonomisë. Por Nikollaq Nëranxi nga Shoqata e tregtarëve kontaktoi Monitorin në një bisede telefonike ku shpjegoi se ka qenë biznesi i pari që ka kërkuar formalizim, por jo me një fushatë ku të gjitha palët janë të humbur. “Bëni bilancin fazës të së parë. Përtej bizneseve që janë raportuar të regjistruar rishtas, të ardhurat në buxhet nuk janë rritur. Përkundrazi”-pohoi Nëranxi, i cili lajmëroi se viti 2016 do të shpërfaqë një rekord falimentesh ne biznese.

Ai e cilësoi absurd përqendrimin e aksionit antinformalitet tek biznesi i vogël, kur vetë qeveria e ka nxitur këtë fenomen duke përcaktuar fashat e taksimit. Bizneset deri në 2 milionë lekë nuk paguajnë asnjë taksë dhe nuk janë të interesuar të marrin asnjë faturë që i rrezikon ata të kalojnë kufirin. Kjo vlen tha Neranxi edhe për fashat 5 dhe 8 milionë lekë.
Politikat e mëdhaja fiskale e nxisin evazionin fiskal shpjegoi Nëranxi, i cili tha se për këtë arsye edhe aksioni antiformalitet nuk jep rezultate. /Monitor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.