Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku është takuar me përfaqësuesin special të BE’së njëherësh shef i Zyrës së BE’së në Kosovë, Samuel Zhbogar me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në agjendën evropiane të Kosovës.
Në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet seSamuel Zhbogar, përgëzoi ministrin Çollaku për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke ofruar mbështetjen e BE’së, në zbatimin e saj.
“Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe u konstatua se raporti nga misioni vlerësues i muajit mars lidhur me përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të KE’së në këtë proces, pritet të jetë pozitiv dhe do t’i hap rrugë vendimit meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.





