Ndarja e tapive banorëve të fshatit Akërni, Kanan Shakaj, ulur pranë Valentina Leskajt
Kryeministri Edi Rama shpërndau disa tapi, sipas tij, në fshatin Novoselë. Por, sipas një reagimi të kreut të PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj, mësohet se tapitë që shpërndau Rama, prej vitesh ishin bllokuar nga “miku i tij” Kanan Shakaj, ish-kryetar i këshillit dhe i komunës së Novoselës.
Ndërkohë, kronika me regji qendrore, nuk ka shkaur aq “vaj” sa dukej në televizor.
Sipas Meminajt, mësohet se tapitë i përkisnin banorëve të fshatit Akërni dhe jo të Novoselës.
Po ashtu mësohet se “të ftuarit” ishin pjesë e administratës së bashkisë dhe e strukturave të PS-së, për të cilët nuk dihet në se morën ndonjë tapi apo jo. Por, ajo që dihet ishte se “hallexhinjtë” nuk u lejuan në takim dhe se ata që u lejuan u detyruan të fiknin celularët dhe u kontrolluan mos kishin vezë nëpër xhepa…
“1. Certifikatat e pronesise nuk ishin per fshatin Novosele por fshatin Akerni.
2. Certifikatat e pronesise ne Akerni kane qene te bllokuara per arsye mos menaxhimi te tokes bujqesore nga pushteti vendor.
3. Po nuk e di, i kujtoje se i dashuri i tij Kanan (sikurse e thirri ne takim) ka qene kryetar keshillit bashkiak dhe komune ne Novosele per 25 vjet.
4. Menaxhimi i tokes bujqesore dhe dhenia e certifikatave nuk eshte bere jo per shkak te tarifave te paperballueshme per dokumentacioinin por per arsye korruptive nga i dashuri i tij kryetar nder vite, pasi e siguroj qe gjithe dokumentacioni perkates gjendet ne ZRPP.
5. Per te gjithe shikuesit e mediave 70 % e te pranishemeve, per te bere qejfin nuk i kalonin 70 vet perfshire anetaret e keshillit bashkiak te PS ne Vlore dhe stafin e ngushte te kryetarit te bashkise. Nuk e di nese u dhe edhe atyre certifikate.
6. Shoku Edi, duhet te kishe lejuar edhe hallexhinjte e vertet ne takim, pasi qendruan pertej kanjullave, dhe “nuk mesuan si duhet te veprojne” per te marr certifikaten, se helbete nuk e dine”, është një pjesë e reagimit të kreut të PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj.





