Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” për kujdestaren Dafina Fana, e cila u ndalua pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës 3vjeçar, në shtëpinë e Foshnjes në qytetin bregdetar.
Në datën 1 prill ajo u ndalua nga policia deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Më herët, Prokuroria e Durrësit regjistroi procedimin penal për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”, pas pamjeve të transmetuara në emisionin ‘Stop” të televizionit ‘Klan”, ku shfaqej edukatorja e Shtëpisë së Fëmijës që dhunonte një të mitur.





