Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PRAPASKENAT/ De Biazi tashmë ka nisur bisedimet me Italinë

02/04/2016
PRAPASKENAT/ De Biazi tashmë ka nisur bisedimet me Italinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kur Xhani De Biazi është pyetur, ka dhënë përgjigje evazive dhe tashmë duket se për trajnerin shtohen gjithnjë e më tepër zërat se mund të jetë pasardhësi i Antonio Kontes në stolin e Italisë.

Portali i mirënjohur “calciomercato.it” ka zbuluar dje ekskluzivisht se Federata e Futbollit të Italisë ka nisur bisedimet me njeriun që udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në Europian. Konfirmimi “Në mesin e kandidatëve për të marrë drejtimin e Italisë është Xhani De Biazi, i cili ka arritur një rezultat historik, duke e dërguar për herë të parë Shqipërinë në finalet e një kampionati europian.

Në Tiranë ai konsiderohet si një strateg dhe do të jetë e vështirë që të largohet nga Shqipëria. Megjithatë, “calciomercato.it” zbulon se më 7 mars, kur De Biazi u vlerësua me çmimin special “Pankina e Artë” nga Shoqata e Trajnerëve Italianë, udhëheqësit e federatës kanë biseduar me 59-vjeçarin. Ky ishte kontakti i parë mes trajnerit dhe presidentit Tavekio, por natyrisht nuk mund të thuhet se ka diçka konkrete.

Gjithsesi, kjo u hapi rrugën negociatave në të ardhmen. Federata ka lënë të kuptohet se trajneri i Shqipërisë është një prej kandidatëve potencialë për të marrë Italinë pas Europianit. Pra, një mundësi për të mbajtur në konsideratë, mes shumë emrash që janë lakuar si pasardhës të Kontes, duke filluar nga Fabio Kapelo, Klaudio Ranieri, Roberto Donadoni, Françesko Guidolin apo Xhixhi Di Biaxhio”, citohej ndër të tjera dje në shkrimin kushtuar trajnerit kuqezi.

Portali italian, i specializuar për lëvizjet në merkato të futbollistëve dhe trajnerëve, e rendit De Biazin te kandidatët seriozë, që po shqyrtohet nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit për të marrë drejtimin e axurrëve pas përfundimit të Europianit të Francës. Trajneri aktual, Konte, ka arritur marrëveshje me klubin anglez të Çelsit dhe është e sigurt që do të lërë Italinë pas Europianit. /Panorama Sport/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026
Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.