Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Largohen nga administrata 739 nëpunës, 57 % kanë dhënë dorëheqjen

02/04/2016
Largohen nga administrata 739 nëpunës, 57 % kanë dhënë dorëheqjen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë vitit që shkoi 57 % e të larguarve nga administrata dhanë dorëheqjen.Departamenti i Administratës Publike (DAP) duke raportuar në Kuvend për veprimtarinë e vitit 2015 ka njoftuar se janë larguar nga shërbimi civil gjithsej 739 nëpunës civilë, nga të cilat 423 nëpunës kanë dhënë dorëheqjen, 167 nëpunës kanë dalë në pension, 97 të tjera janë larguar nga shërbimi civil nëpërmjet masave disiplinore. 39 nëpunës të tjerë janë larguar se kanë marrë dy vlerësime të njëpasnjëshme negative dhe 13 të tjera janë largua me vendim të formës së prerë të gjykatës.

DAP sqaron se gjatë vitit 2015 procedurat e masave disiplinore janë zhvilluar në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”. Gjatë këtij viti janë dhënë gjithsej 329 masa disiplinore. Në krahasim me vitin 2014, vihet re që numri i masave disiplinore është më i vogël.

Konstatohet një ulje e numrit të masave disiplinore largim nga shërbimi civil dhe vërejtje nga eprori direkt, dhe një rritje e numrit të masave disiplinore mbajtje deri në 1/3 e pagës.

Në totalin e punonjësve të administratës shtetërore, 0.3% janë nëpunës me statusin e funksionarëve politikë, 9.8% janë nëpunës me statusin e nëpunësve civilë dhe 89.9% janë nëpunës me statuse të tjera (kod pune, arsimtarë, ushtarakë të forcave të armatosura, punonjës me statusin e policisë së shtetit, mjekë dhe infermierë etj).

Në totalin e pozicioneve të punës që përfshihen në legjislacionin e nëpunësit civil, 1.3% janë pozicione të kategorisë së lartë drejtuese, 4.1% janë pozicione të nivelit të mesëm drejtues, 21.4% janë pozicione të nivelit të ulët drejtues dhe 73.1% janë pozicione të nivelit ekzekutiv (specialistë).

Departamenti i Administratës Publike njofton Kuvendin se, gjatë vitit 2015, procesi i vlerësimit të performancës ka pësuar disa ndryshime, bazuar në periodicitetin e kryerjes së këtij procesi nga 1 vit në çdo 6 muaj, duke e rritur akoma dhe më shumë rëndësinë në lidhje me zhvillimin korrekt të procesit dhe shmangien e subjektivitetit gjatë vlerësimit të performancës. MONITOR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.