Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kompanitë celulare rrisin çmimin e bisedave tinëzisht

02/04/2016
Kompanitë celulare rrisin çmimin e bisedave tinëzisht
Share on FacebookShare on Whatsapp








Ditët e fundit, tre nga katër kompanitë celulare në vend, Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom kanë shkurtuar afatin e vlefshmërisë për pjesën më të madhe të paketave mujore për klientët e tyre, duke i bërë ato 28 ditë, nga mujore (30 ditë) që ishin më parë.

Burime nga kompanitë pohuan për “monitor” se këto ndryshime janë bërë pasi ofertat janë përshtatur në bazë javore, pra 4 javë (28 ditë) dhe ata i kanë njoftuar klientët për këtë veprim. Siç është edhe praktikë në këto raste, njoftimi bëhet pa bujën e reklamave ekstravagante të cilat promovojnë produktet e këtyre kompanive dhe në hapësira publicitare minimale, por që përmbushin detyrimin ligjor të njoftimit të klientelës.

Ajo që ndodh tashmë është se në momentin që aktivizon ofertën, klienti njoftohet që oferta zgjat 28 ditë. Ndërsa, në faqet e internetit përkatëse të kompanive, ku gjenden dhe ofertat e reja, është e vështirë të gjesh se për çfarë periudhe është e vlefshme oferta.

Në rrjetet sociale, konsumatorët kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këtë ndryshim të ofertave nga 30 në 28 ditë, që sipas tyre nënkupton shtrenjtim të çmimit, pasi hiqen dy ditë nga oferta.

Psh për paketën standarde prej 1000 lekësh, vetëm nga shkurtimi i saj me dy ditë, çmimi është shtrenjtuar me 7% (35.7 lekë në ditë nga 33.3 lekë në ditë që ishte më parë). Për paketën 1500 lekë, nga 50 lekë në ditë, shkon në 53.6 lekë, shkruan monitor.

Në vit, një klient që blen rregullisht karta 1,000 lekëshe, duhet të shpenzojë rreth 900 lekë më shumë për të njëjtën kohë bisede (19,554 lekë për 365 ditë), apo pothuajse një kartë tjetër, duke e çuar numrin e kartave nga 12 në vit në gati 13 në vit.

AKEP ende nuk ka kërkuar shpjegime për këtë rritje të çmimit edhe pse në mënyrë tinëzare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.