Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL & DOKUMENTE/ Bashkia e Tiranës i jep 93 milionë lekë një kompanie debitore ndaj shtetit

29/03/2016
SKANDAL & DOKUMENTE/ Bashkia e Tiranës i jep 93 milionë lekë një kompanie debitore ndaj shtetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkia Tirane i ka kaluar nje total prej 93.3 milione lekesh te vjetra nje Kompanie te quajtur “Gjenerata e Re” drejtuar nga Nertil Kashari (sipas ekstraktit te QKR), nepermjet dy pagesave (sipas te dhenave te thesarit ne foto) njera prej 14.9 milionesh bere ne 31. 12. 2015 dhe tjetra prej 78.4 milionesh te kryer ne 15. 02. 2016. Te dyja keto pagesa i referohen nje kontrate qe Bashkia ka bere me kete kompani ne date 04. 12. 2015 per implementimin e nje Projekti Kulturor te quajtur “Festat Qytetare”.
Nga te dhenat qe arritem te marrim nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve (ne foto) na rezulton se kompania ne fjale ka statusin pasiv qe prej vitit 2009 e deri ne momentin qe flasim, si edhe eshte nen statusin e “mbledhjes me force te detyrimeve” qe d. m. th:., se praktikisht ajo duhet te jete nen sekuestro per mos shlyerjen e detyrimeve tatimore ndaj shtetit. Gjithashtu kjo kompani nuk ka plotesuar asnje dokumentacion ne QKR (foto bashkangjitur) duke bere te pavlefshem ekstraktin e saj per perdorim ne institucionet publike.
gjr2Ligji per Prokurimet Publike dhe aktet nenligjore apo cdo ligj tjeter i cili i referohet menyres se si prokurohen sherbimet nepermjet fondeve buxhetore e ndalon ne menyre kategorike perfshirjen ne tendera, projekte etj te kompanive te cilat nuk kane shlyer detyrimet tatimore karshi shtetit aq me teper kur keto kompani kane statusin pasiv prej disa vitesh si edhe kur ato nuk kane plotesuar rregjistrimin ne QKR. Kjo perben veper penale.
Nga ana tjeter eshte e cuditshme se si kjo kompani vazhdon te kete statusin pasiv ne sistemin tatimor pavaresisht se eshte financuar me parate tona para disa muajsh. Edhe kjo perben veper penale.
Kush eshte kompania ne fjale?
Nga nje kerkim qe kemi bere kjo kompani na rezulton se ka printuar banerat elektorale te fushates se Erion Veliajt per Kryetar Bashkie. Megjithese ka zhvilluar aktivitet ajo rezulton pasive per sistemin tatimor, gje e cila con ne dyshimin se ka bere evazion fiskal pergjate gjithe periudhes se zhvillimit te aktivitetit te saj.
Nderkohe nuk ka asnje te dhene publike qe Bashkia Tirane te kete zhvilluar ndonje projekt te quajtur “Festat Qytetare”. Asnje shpallje nuk eshte bere per kete lloj projekti ne faqet zyrtare te Bashkise apo mediave si edhe nuk ka patur asnje publikim ne buletinin zyrtar te APP per ndonje prokurim qe i referohet projektit ne fjale.
gjr1Permbledhtazi, Bashkia e cila e ka te pamundur te toleroje shitesit ambulante te spinaqit apo presheve te cilet rropaten cepave te pallateve per te mbijetuar, nuk frenohet te financoje ne menyre te jashteligjshme me 93 milione leke nje kompani e cila nuk paguan detyrimet tatimore dhe nuk permbush detyrimet ligjore per rregjistrimin e saj ne QKR. I rrit taksat te gjitha bizneseve ne Tirane per te shperdoruar me pas fondet publike ne procedura te jashteligjshme.
Ne do ti drejtohemi zyrtarisht Prokurorise se Pergjithshme dhe Kontrollit te Larte te Shtetit per t’ju kerkuar te zhvillojne nje hetim te detajuar per kete skandal financiar dhe te cojne perpara drejtesise te gjithe personat e perfshire ne te.

Nisma #Thurje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.