Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputeti Socialist përgënjeshton tentativën për rrëzimin e avionit të Aleksandër Meksit

29/03/2016
Deputeti Socialist përgënjeshton tentativën për rrëzimin e avionit të Aleksandër Meksit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-truproja e Aleksandër Meksit në vitin 1992, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, hedh poshtë spekulimet se ka pasur një defekt të qëllimshëm me ndriçimin në Aeroportin e Rinasit, me qëllim eliminimin e Meksit.

Në një intervistë për “Panoramën”, ai thotë se përpara se delegacioni shqiptar të nisej me avion nga Roma, ishin informuar se Aeroporti i Rinasit nuk kishte ndriçim.

“Informacioni ishte se fshatarët kishin protestuar për pronat e tyre, që i kishte zënë aeroporti, duke thyer dhe dritat e pistës,” tha Ylli. Ai shton se Meksi u informua për këtë çështje, por ishte Genc Ruli që këmbëngulte të ktheheshin atë natë në Tiranë.

“Kryeministri nuk tha as po dhe as jo, kurse Genc Ruli këmbënguli dhe u nisëm. Por ne e morëm vesh që para se të niseshim se në pistën e Rinasit nuk kishte ndriçim, nuk na ndodhi e papritur. Kur erdhëm në Rinas, autoritetet e aeroportit kishin nxjerrë në pistë 5-6 makina të Kryeministrisë për të ndriçuar pistën, imagjino se çfarë profesionalizmi. Pilotët, ndoshta të verbuar nga dritat e makinave, nuk u orientuan si duhet me pistën, në vend që të ulnin fillimisht rrotën e pasme të avionit, ulën rrotën e parë. Në goditjen e parë, piloti bëri një tentativë që ta ngrinte avionin përsëri, por nuk mundi, ndërsa avioni bënte kolpo si delfin mbi pirunin e rrotës së parë të këputur. Ishte një situatë tmerri në bord, por na ka ruajtur Zoti. Avioni u zvarrit me pirunin e rrotës së parë deri në fund të pistës, por pilotët arritën ta mbanin në balancë, sepse nëse do të ishte anuar, do kishte goditur depozitat e karburantit. Zoti na ka ruajtur dhe na ka shpëtuar. Ishte fat që avioni ishte një çarter i vogël 8 vendësh dhe nuk pati shumë peshë që të binte me turi përpara”.

Ylli thotë se me informacionin e tij, nuk ka asnjë skenar konspirativ pas kësaj ngjarje. Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhiu dhe disa media pranë të majtës supozojnë se ky ishte një atentat i Berishës për të hequr qafe Aleksandër Meksin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.