Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Në pranga 6 persona, ja si bëhej trafikimi me thasë i drogës

28/03/2016
DETAJET/ Në pranga 6 persona, ja si bëhej trafikimi me thasë i drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 6 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Këta shtetas u arrestuan në flagrance nga Policia e Shtetit, pak dite me parë. Po ashtu, po punohet për të përcaktuar plotësisht së cili prej të dyshuarve ka pasur në posedim edhe nje arme automatike, te gjetur ne nje prej mjeteve te sekuestruara gjate operacionit te policise.
Pas verifikimit paraprak, Prokuroria Tirane kerkon caktimin e mases se sigurise arrest ne burg per shtetasit Fatmir Haka, Ylber Tahiri, Fatjon Hoxha, Valter Dedëndreaj, Urim Haka dhe Arben Metaj.

DOSJA E PLOTE

Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimet e kryera rezulton se:

Rreth orës 09:40 në rrugën pranë banesës së shtetasit Fatmir Haka është konstatuar një automjet tip BMË ngjyrë gri me targa “AA xxx BX ” me drejtues mjeti shtetasin Fatjon Hoxha dhe në vend të parë të pasagjerit në kërë automjet ndodhej shtetasi Valter Dedëndreaj. Ky automjet së bashku me personat hyri në banesën e shtetasit të lartë përmendur dhe porta e oborrit të kësaj banese është hapur nga ana e shtetasit Fatmir Haka. Pasi automjeti tip BMË hyri në oborrin e kësaj banese, porta është mbyllur përsëri nga ana e shtetasit Fatmir Haka.
Pas rreth 4-5 minutash nga banesa kanë dalë shtetasit Fatmir Haka dhe Ylber Tahiri dhe po qëndronin në këmbë përpara portës dhe po shikonin nga rruga.
Në këtë moment nga ana e policise është nderhyre për të bërë bllokimin e tyre, të automjetit tip BMË si dhe të personave të tjerë që ndodheshin brenda kësaj banese.
Në momentin që eshte afruar policia, përpara portës së banesës, shtetasit Fatmir Haka dhe Ylber Tahiri janë larguar me vrap në drejtim të një fushe ngjitur me banesën, të cilët janë ndjekur nga ana e policise dhe janë kapur disa metra larg banesës.
Në oborrin e kësaj banese është gjetur automjeti tip BMË ngjyrë gri me targa “AA xxx BX” e ndezur dhe në sediljen e shoferit ndodhej i ulur shtetasi Fatjon Hoxha ndërsa në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej i ulur shtetasi Valter Dedëndreaj, ndërsa në këmbë përpara këtij automjeti ndodheshin shtetasit Urim Haka dhe Arben Metaj.

Gjatë kontrollit tip BMË me targa “AA xxx BX” në bagazhin e saj ndodheshin 4 (katër) thasë lini me fije plastike ngjyrë e bardhë ku brenda tyre ndodheshin qese të zeza plastike të mbushura me bimë ngjyrë jeshile në gjendje të thatë me erë dhe karakteristika si ajo e bimës narkotike e llojit Cannabis Sattiva, ndërsa tëk këmbët e pasagjerit në sediljen e parë është gjetur një qese plastike me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte bimë ngjyrë jeshile në gjëndje të thatë me erë dhe karakteristika si ajo e bimës narkotike e llojit Cannabis Sattiva .

Në sediljen e pasme të këtij automjeti, mbrapa serdiles së parë të pasagjerit (në krahun e djathtë), ndodhej një armë zjarri automatike Model 56 e kalibrit 7.62 mm pa qyt, së bashku me një karikatore me 27 (njëzetë e shtatë) fishekë luftarak të kalibrit 7.62 mm.
Po kështu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Fatmir Haka janë gjetur dhe sekuestruar dy peshore dore njëra me ngjyrë blu ndërsa tjetra me ngjyrë të zezë me mbishkrimin “PORTABLE ELECTRONIC SCALE ”, një peshore elektronike fikse me ngjyrë të zezë me mbishkrimin “AVEC”.

Para portës së hyrjes së oborrit të banesës së shtetasit Fatmir Haka ndodhej i parkuar automjeti tip “Mitsubishi”me targa TRxxxN, ndërsa në një garazhdë ngjitur me portën hyrëse u gjend i parkuar automjeti tip Benz ML me targa AAxxxAG, të cilat u morën dhe u sekuestruan nga ana e policise .

Sasia e lëndës së dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, e cila ju sekuestrua shtetasve Fatmir Haka, Ylber Tahiri, Fatjon Hoxha, Valter Dedëndreaj, Urim Haka dhe Arben Metaj pasi u peshua me peshore elektronike të markës “ADAM” rezultoi në total që të jetë e peshës 26 (njëzetë e gjashtë) kilogram e 600 (gjashtëqind ) gramë me gjithë amballazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.