Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Grupi i Zjarrit” në Vlorë/Deputetët e jugut gozhdojnë Koço Kokëdhimën

27/03/2016
“Grupi i Zjarrit” në Vlorë/Deputetët e jugut gozhdojnë Koço Kokëdhimën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një mbledhje e PS në Vlorë që zgjati mbi 6 orë u përfshi nga debate të forta mes deputetëve të zonës, në qendër të të cilave ishin praktikat izoluese të Koco Kokëdhimës.

Një prej kritikëve, ka qenë deputeti i Tepelenës, Dashamir Kamberi i cili ka ngritur shqetësimin e mosrespektimit të të vjetërve. “Unë jam shumë dakord që prurjet e reja duhet të kenë prioritet, ama kjo nuk duhet bërë duke anashkaluar strukturat e vjetra. Ajo që po bëhet sot nuk është e ndershme në raport me njerëzit e partisë që kanë kontribuar ndër vite. Me keqardhje vërej se në këtë proces ristrukturimi, strukturat e vjetra të partisë janë nënvlerësuar, nuk janë respektuar, dhe nuk është e tepërt të them që edhe janë përjashtuar.

Struktura pasurohet, dhe përmirësohet, por s’mund të ikin të gjithë e të vijnë ca të tjerë”-mësohet se ka thënë Kamberi. Po ashtu, fjalën e ka marrë edhe deputeti më kritik ndaj Kokëdhimës, Fatmir Toçi,

Ai e ka kritikuar Kokedhimen per menyren se si eshte vepruar ne PS te Vlores ne dy vitet e fundit, perzgjedhjen e delegateve per ne Kongres dhe zgjedhjen e disa prej tyre si anetare te Asamblese Kombetare.

Ajo që është bërë keq, dhe në kundërshtim me të gjithë normat statusore, është përjashtimi i anëtarëve të vjetër të partisë. Sikur të mos mjaftonte me kaq, statuti përsëri është shkelur. Më shumë se gjysma e anëtarëve të zgjedhur në Asamble, janë bërë anëtar parti në shkurt, ndërkohë që statuti i ri dhe ai i vjetër kushtëzojnë mandatin me të paktën 3 vjet anëtar partie. Këta që ne kemi zgjedhur nuk janë më shumë se 3 muaj anëtar partie. Normat duhen zbatuar. E njëjta gjë edhe për të zgjedhurit për këshillat socialistë”-tha Toçi.

Në përgjigje të këtyre akuzave, Koço Kokëdhima është mbrojtur me argumentin se gjithçka është bërë për të mirën e partisë. “Unë e kam këtu edhe statutin e vjetër edhe atë të riun. Të dy e kanë të parashkruar se partia është e hapur ndaj prurjeve të reja.Tani, ne jemi përpjekur të zgjedhim njerëzit më të mirë, më të arsimuar, më të ndriçuar, më të spikatur e më energjikë. Tani nuk do rrimë gërmë për gërmë, për çdo hap që hedhim të lexojmë statutin. Qëllimi i statutit është të bëjë më të mirën për partinë, dhe vajzat e djemtë që ne kemi zgjedhur, janë më të mirët për partinë dhe për Shqipërinë”-mësohet të ketë thënë Kokëdhima, sikurse shkruan shqiptarja.com. Më neutrale ka qenë në qëndrimin e saj, deputetja Valentina Leskaj.

“Pavarësisht debateve të brendshme, partia duhet të unifikohet dhe të përqendrohet në punën e saj sepse shumë shpejt ne do të jemi, pas një viti, në një përballje me Sali Berishën”-ka thënë Leskaj, e cila për këtë deklaratë ka marrë një përgjigje nga deputeti i Gjirokastrës, Vladimir Kosta. “Nuk jam dakord me atë çfarë tha më parë zonja Leskaj se ne kemi përballë Sali Berishën. Në fakt ne kemi përballë LSI-në dhe për këtë duhet të qartësohemi dhe të fokusohemi në punën tonë të përditshme”,-ka thënë Kosta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.