Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Time”: Ja 5 arsyet, përse ISIS ka zgjedhur Europën …!

24/03/2016
“Time”: Ja 5 arsyet, përse ISIS ka zgjedhur Europën …!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bombardimet e së martës në Bruksel shënojnë atentatin e tretë në Europë në 15 muajt e fundit. Revista “Time” ka analizuar 5 faktorë, përse terroristët e ISIS kanë zgjedhur kontinentin e vjetër për të përhapur dhunën e tyre.

Së pari – liston “Time”, – është
përgatitja e terrenit.
Në sulmet që mbajnë autorësinë e ISIS në Europë kanë humbur jetën të paktën 185 persona, por janë terrorizuar më shumë se 500 milionë të tjerë. ISIS ka realizuar, ose ka frymëzuar afërsisht 75 sulme, në 20 shtete jashtë Sirisë dhe Irakut. Nga operacionet brenda rajonit, kalifati tani e ka shtrirë rrezen e sulmit, duke shënjestruar shtetasit e huaj përtej kufijve. E ndërsa vazhdon që të pësojë disfatë në terren në muajt e fundit, duke humbur 22% të territorit në Irak dhe Siri prej vitit 2015, ku 8% i ka humbur vetëm në 3 muajt e fundit, bota duhet të përgatitet për hapat e dëshpëruar që do të ndërmarrë grupi xhihadist.

Arsyeja e dytë, përse terroristët kërkojnë të gjunjëzojnë Europën, është pasi ata
i kanë krijuar bazat e rekrutimit në Europë.
Nuk është rastësi, që Belgjika apo Franca janë shënjestruar. Ato kanë një numër të konsiderueshëm luftëtarësh, që janë bashkuar me ISIS, të cilët edhe kur kthehen mbrapsht kanë rrjetet e tyre të njerëzve, që i mbështesin dhe strehojnë për t’i fshehur nga autoritetet ligjzbatuese. Këtë e dëshmon edhe rasti i Salah Abdeslam, i cili edhe pse i shpallur si një nga njerëzit më të rrezikshëm të botës pas sulmeve të Parisit, arriti që t’i shmangej policisë për 4 muaj me radhë, duke u fshehur në Molenbeek.

ISIS nuk ka gjetur vetëm bazën më të mirë për të rekrutuar të rinj të pashpresë, por njëkohësisht,
grupi terrorist po përfiton nga situata gjeopolitike në Europë, ku kriza e refugjatëve ka krijuar destabilitet të madh në kontinent.
Kjo shënon edhe
arsyen e tretë, përse terroristët e konsiderojnë eksodin e refugjatëve nga Siria, si një mundësi të artë për të vepruar dhe kamufluar terroristë. Këtë sinjal, ISIS e dha kur njërit prej kamikazëve të Parisit iu gjet pasaporta e rreme siriane.

Është ende shumë herët për të përcaktuar sesi ISIS e ka përdorur përgjigjen e Europës ndaj refugjatëve myslimanë, por një gjë është e sigurt:
uniteti europian është fraksionuar. Thirrja e udhëheqësve lindorë për të pranuar vetëm refugjatë të krishterë, përballet me politikën e dyerve të hapura të Kancelares gjermane Angela Merkel. Për revistën “Time”, kjo është edhe
arsyeja e katërt që i hap terren ISIS-it.

Së fundmi, por jo më pak të rëndësishme, janë
skenarët e referendumeve. Britania e Madhe ka shprehur ndër të parat shtete vullnetin për të lënë Bashkimin Europian, duke vënë në pikëpyetje të madhe të ardhmen e unionit. Pothuajse 53 % e francezëve dhe më shumë se 45% e gjermanëve apo suedezëve duan të ndjekin shembullin britanik të referendumeve.

Si rrjedhojë, krerët e ISIS-it kanë hapësirën për të destabilizuar kontinentin dhe kjo e ekspozon Europën, si shënjestrën kryesore të militantëve për të demonstruar makabritetin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 46/ Protestuesit: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe një Shqipëri të re

15/07/2026
Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

15/07/2026
Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

15/07/2026
Opozita kërkon transparencë për takimin në Aruba, Braho: Çështja është ende nën hetim

Opozita kërkon transparencë për takimin në Aruba, Braho: Çështja është ende nën hetim

15/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 46/ Protestuesit: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe një Shqipëri të re

15/07/2026
Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

15/07/2026
Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

15/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.