Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DËSHMIA TRONDITËSE/Ushtarët serbë, seks me zor me burrat në Prishtinë

23/03/2016
DËSHMIA TRONDITËSE/Ushtarët serbë, seks me zor me burrat në Prishtinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qytetari “S” (identiteti dhe emri i të cilit është i njohur për redaksinë), me kombësi shqiptar nga Kosova, rrëfen për radion Evropa e Lirë për tmerret që ka përjetuar gjatë luftës në vitin 1999. Ai rrëfen për prirjen homoskeskuale të ushtarëve dhe si është përdhunuar seksualisht prej tyre.
shqiptari perdhunuar

Personi qe deshmoi per dhunen seksuale gjate intervistes me gazetarin Arton Konushevci

Gjatë luftës në Kosovë, keni përjetuar dhunë. Me çfarë saktësisht jeni përballur?

S: Gjatë luftës forcat serbe na kanë dëbuar nga fshati dhe kemi ardhur në Prishtinë. Jemi vendosur në lagjen “Bunari i Hajratit”, aty kemi qëndruar me familje një kohë bukur të gjatë dhe aty kemi përjetuar gjëra nga me të ndryshme të tmerrit që mund t’i përjetojë një familje dhe shumë familje që kanë qenë në Prishtinë.

Kanë ardhur forcat serbe dhe na kanë thënë se duhet të shkojmë te një shkollë për t’i marrë disa kartonë, si letërnjoftime identifikuese. Kam dalë dhe kam shkuar nga qendra e Prishtinës, përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Njëkohësisht kam ecur për të kërkuar bukë për familje.

Në qendër kam hasur në katër policë të forcave serbe, më kanë ndalur, më kanë legjitimuar, më kanë goditur dhe në gjuhën serbe kanë thënë ‘e gjetëm një viktimë’.

Më kanë futur në një ndërtesë shkallëve poshtë, më kanë zhveshur dhe më ka dhunuar njëri nga ta. Ante i kanë thënë dhe ka pasur një shenjë në ballë, i madh dy metra dhe emrin e ka pasur Antiq.

Aty me kanë maltretuar në mënyrën më të rëndë të mundshme. Fati im, gjatë maltretimit e dhunimit, ka ardhur një oficer i tyre dhe u ka bërtitur në gjuhën serbe ‘Zoti ju vraftë, çka jeni duke bërë këtu’.

Ata ikën jashtë, unë u vesha dhe pasi kam dalë, nuk kam ditur as nga ecja, përfundova në një lagje afër spitalit [të Prishtinës].

Në cilin vend ju ka ndodhur kjo ngjarje dhe a ka pasur persona të tjerë si ju?

S: Kjo më ka ndodhur mua në restaurantin, në atë kohë i njohur si “Restaurant Beogradi” – është podrum përballë tash kinemasë “ABC”. Aty kanë qenë edhe dy femra dhe nuk di gjë për historinë e tyre. I pranishëm ka qenë edhe një shqiptar, që kishte bashkëpunuar me policinë serbe në atë kohë, por që siç duket nuk i kishe kryer detyrat mirë dhe e kishin rrahur. Kaq di të them për atë vend.

Sa kohë keni qëndruar në atë vend?

S: Aty me kanë mbajtur diku rreth 40 minuta.

Si e ritakuat familjen?

S: Po shkova në shtëpi, takova familjen, kam qëndruar i shtrirë, nuk kam folur asgjë dhe janë mërzitur. Familjarët me pyesnin vazhdimisht se çfarë kam, unë u thosha asgjë dhe pas një kohe i kam treguar gruas time. Pas një kohe, jam kthyer në Prishtinë dhe kam dëgjuar që një person po merr shënime për personat e dhunuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Borsh, mbytet varka, zvicerani gjendet gjallë, vijojnë kërkimet për gruan e tij

Peshkatari përfshihet nga stuhia, gjendet pa jetë në Ksamil

22/07/2026
Amarildo që u dënua në Britani, djali i deputetit në Tiranë

EMRI/ Vrau para 25 vitesh, arrestohet në Angli shqiptari

22/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

22/07/2026
Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Borsh, mbytet varka, zvicerani gjendet gjallë, vijojnë kërkimet për gruan e tij

Peshkatari përfshihet nga stuhia, gjendet pa jetë në Ksamil

22/07/2026
Amarildo që u dënua në Britani, djali i deputetit në Tiranë

EMRI/ Vrau para 25 vitesh, arrestohet në Angli shqiptari

22/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.