Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rikthehet trafiku i drogës me avionë, policia konfirmon

21/03/2016
Rikthehet trafiku i drogës me avionë, policia konfirmon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Polica e Shtetit ka konfirmuar sot informacionin për lëvizjen e një avioni të vogël, të dyshuar për trafik droge.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit sqaron se në orët e para të mëngjesit të datës 20 mars 2016 është marrë informacion në rrugë operative se në zonën e fushave të fshatit Akërni, po lëviz në hapësirën ajrore, një avion i vogël.
Pas marrjes së këtij informacioni, u organizuan të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Vlorë si dhe të Njësisë së Lëvizshme Territoriale Delta Force. Si dhe është njoftuar menjëherë edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ka njoftuar menjëherë Policinë Italiane, me qëllim ndjekjen e përbashkët të këtij informacioni.
Në bashkëpunim me homologët Italianë, u punua intensivisht, për verifikimin e këtij informacioni, duke zhvilluar veprime të koordinuara në Vlorë dhe në një pjesë të territorit Italian.
Policia e Shtetit ka shoqëruar shtetasit N. M., A. M. dhe K.M., si të dyshuar në lidhje me këtë veprimtari, si edhe automjetet një fuoristradë dhe një furgon në pronësi të këtyre shtetasve, të cilat po këqyren nga specialistët e Policisë.
Policia e Shtetit po bashkëpunon edhe me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, dhe ka bërë regjistrimin e Procedimit Penal për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Veprimtaria hetimore është në vijim edhe nga homologët e policisë italiane për zbulimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.