Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA E KASHARIT/ Si lindi hasmëria e përgjakshme mes dy fiseve në Kashar

18/03/2016
DOSJA E KASHARIT/ Si lindi hasmëria e përgjakshme mes dy fiseve në Kashar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Skënder Aluku që u vra sot në Kashar u dënua me 60 mijë lekë gjobë para pak muajsh nga gjykata e Tiranës si i përfshirë në vrasjen e Lutfi Xhaferrit prej të birit, Altin Aluku.

Hasmëria mes dy fiseve në Kashar nisi shumë vite më parë kur një vajzë nga familja Xhaferri refuzoi të martohej me Alukun e ri.

Prej atëherë nisi një sherr dhe mëri që mori flakë para 10 muajsh kur, pak ditë pas dasmës së të bijës, Lutfi Xhaferri u vra prej ish dhëndërrit dhe e shoqja u plagos.

Momenti i vrasjes
lutfi xhaferri

Ne foto, Lutfi Xhaferri

Në datën 17maj të 2015, rreth orës 05.30’, viktima Lutfi Xhaferi dhe e shoqja Naime Xhaferi, kanë dalë nga banesa e tyre e ndodhur në fshatin Kashar dhe së bashku kanë shkuar në lagjen “Kamberaj” të këtij fshati, me qëllim për të pritur furgonin, me të cilin Naimja do të shkonte në Tiranë për të shitur qumësht dhe produkte të tjera fshati.

Mbasi kanë lënë përtokë çantat me bidona me qumësht, ata që të dy janë ulur në një bordurë betoni përballë banesës së Qemal Kamberit.

Pak caste më vonë ka ndodhur edhe tragjedia.

Rreth orës 05.45’ të mëngjsit, drejt tyre është afruar i pandehuri Altin Aluku (Kashari) i cili ka ardhur nga ana e poshtme e rrugës automobilistike, duke ecur në këmbë dhe mbajtur në dorë një armë automatike.

Midis tyre ka patur njohje të mëparshme, mbasi përpara disa vjetësh i pandehuri ka qenë i fejuar dhe më pas është ndarë me vajzën e tyre, Matilda Xhaferi. Kjo e fundit, rreth një muaj para tragjedisë është martuar dhe ky fakt ka shkaktuar zëmërim tek ish-dhëndrri.

Altini pasi u është afruar në një distancë prej rreth 5 m i është drejtuar fillimisht Lutfi Xhaferit me fjalët “Ju më keni qëlluar mbrëmë tek shtëpia”.

Lutfiu i është përgjigjur duke i thënë se “Jo. Ne nuk kemi asgjë me ty dhe nuk kemi pasur ndonjëherë”.

Menjëherë pas këtyre fjalëve të viktimës, i pandehuri ka qëlluar disa herë me armën që mbante në dorë në drejtim të Lutfiut.

Vjehrri i dikurshëm ka reaguar në mënyrë reflektive ndaj plumbave të ish-dhënderrit, duke u ngritur nga vendi ku ndodhej dhe është afruar drejt të pandehurit, që vazhdonte të qëllonte me armë në drejtim të tij.

Si pasojë e plagëve të marra, Lutfiu është rrëzuar përtokë i vdekur në mes të rrugës automobilistike. Në momentin që ai ka rënë përtokë, i pandehuri ka qëlluar edhe njëherë tjetër në drejtim të tij, nga një distancë e afërt.
altin aluku

Ne foto, Altin Aluku

Mandej, Altini ka drejtuar armën dhe ka qëlluar edhe në drejtim të të Naime Xhaferi, duke i thënë që “do t’ju zhduk të dyve”.

Naimja është afruar drejt të pandehurit, duke u përpjekur që t’i kapte armën, me të cilën i pandehuri vazhdonte që të qëllonte në drejtime të ndryshme. Ajo ka arritur që t’i kapë armën, por i pandehuri ka mundur që të shkëputet dhe duke u larguar ka qëlluar përsëri drejt saj duke e plagosur në dorën e majtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.