Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHKRESA/ Sakrilegj me reklama femrash, Kisha Orthodhokse kërkon kthimin e kishave dhe manastireve

16/03/2016
SHKRESA/ Sakrilegj me reklama femrash, Kisha Orthodhokse kërkon kthimin e kishave dhe manastireve
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Sakrilegj i dukshëm dhe fyerje e ndjenjës fetare”, e ka cilësuar Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, reklamat me fotografi vajzash të reja para ikonave apo ikonostaseve.
Përpos kësaj, Kisha Orthodhokes Autoqefale e Shqipërisë, shprehet se raste të tilla nuk ndihmojnë harmoninë fetare, dhe se sakrilegje të tilla nuk bëhen në objekte kulti të komuniteteve të tjera fetare.
Nëpërmjet një shkrese drejtuar Autoriteteve përgjegjëse Shtetërore, Kisha Orthodhokse Shqiptare kërkon, “… t’i kthehen Kishës Orthodhokse, pa vonesë dhe pretekste, të gjitha kishat e shenjta, manastiret, lipsanet e shenjta, ikonat dhe objektet e shenjta të adhurimit, të cilat respektohen, nderohen dhe janë të shenjta për të gjithë Orthodhoksët anembanë botës dhe sigurisht edhe për besimtarët e Shqipërisë”.

SHKRESA E PLOTË


kerkesa e kishesKISHA ORTHODHOKSE AUTΟQEFALE E SHQIPËRISË
Asambleja Kleriko-Laike
(Në të cilën morën pjesë mbi 300 pjesëmarrës: të gjithë klerikët e Shqipërisë, laikë dhe të rinj të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë)

Autoriteteve Përgjegjëse Shtetërore

KËRKESË PËR KTHIMIN E KISHAVE, MANASTIREVEDHE OBJEKTEVE TË SHENJTA
Fotografitë që tregojnë vajza të reja, teksa reklamojnë fustane nusërie sipër fronit dhespotik, para Derës së Bukur dhe ikonave të ikonostasit, konkretisht në kishat historike Orthodhokse të Beratit dhe Elbasanit, janë një ofendim i madh ndaj Kishës Orthodhokse.
Kjo ngjarje është një sakrilegj i dukshëm dhe fyerje e ndjenjës fetare. Sigurisht që ky fakt nuk ndihmon harmoninë fetare për të cilën mburret vendi ynë. Rikujtojmë se veprime të tilla fyese të përsëritura nuk “promovojnë” trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Vlen për t’u theksuar fakti se sakrilegje të tilla nuk janë bërë në asnjë objekt kulti të ndonjë komuniteti tjetër fetar të Shqipërisë. Protestojmë, pasi organet shtetërore, të cilat mbajnë ende në zotërim vendet dhe objektet e shenjta pas njëzet e pesë vitesh demokraci në vend, japin leje që përdhosin të shenjtat dhe të hirshmet e Kishës Orthodhokse.
KËRKOJMË që më në fund të zbatohet ligji 10057 neni 22/2 datë 22.1.2009, “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”. Duhet t’i kthehen Kishës Orthodhokse, pa vonesë dhe pretekste, të gjitha kishat e shenjta, manastiret, lipsanet e shenjta, ikonat dhe objektet e shenjta të adhurimit, të cilat respektohen, nderohen dhe janë të shenjta për të gjithë Orthodhoksët anembanë botës dhe sigurisht edhe për besimtarët e Shqipërisë.

Manastiri i Ri i Shën Vlashit, Durrës, 12 mars 2016.
reklama femrash, ikonstas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.