Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI I KMD/ 59% e grave janë dhunuar gjatë 2015

14/03/2016
RAPORTI I KMD/ 59% e grave janë dhunuar gjatë 2015
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një raport të publikuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rezulton se në Shqipëri 59 për qind e grave kanë pësuar dhunë në familje, në marrëdhënie martesore apo intime.

Në studimin e bërë nga ky institucion të këtij drejtuar Parlamentit, thuhet se 53 për qind e grave kanë deklaruar se janë dhunuar në familje 12 muajt e fundit kur janë intervistuar. “Nga vrojtimi kombëtar me bazë popullatën, ‘Dhuna në familje në Shqipëri’, rezulton se 59.4% e grave (më shumë se 1 në 2 gra) janë shprehur se kanë pësuar dhunë në familje në martesë / marrëdhënie intime ‘gjatë jetës’.

Gjithashtu dhe 53.0% e grave (1 në 2 gra) po përjetonin dhunë në familje ‘aktualisht’ (brenda 12 muajve para intervistës)”, thuhet në raportin e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku.

Por sipas statistikave të 38 gjykatave në të gjithë vendin, në vitin 2015, thuhet se janë denoncuar në polici 3094 akte dhune në familje. Ndërkohë që rreth 1292 prej këtyre rasteve, sipas sistemit gjyqësor, përbëjnë vepër penale.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë publikoi një përmbledhje për rishikimin e rasteve të dhunës në familje në 38 gjykata dhe rekomandoi ndryshimet në ligjin dhe praktikat gjyqësore. Ata konstatuan se procedurat gjyqësore për raste të tilla kriminale ngadalësoheshin nga gjykatat duke shkelur afatet kohore për shqyrtimin dhe lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. Deri në fund të shtatorit 2015 janë numëruar 3094 incidente të dhunës në familje të raportuara në polici, ndërsa gratë përbëjnë shumicën e viktimave. Pak më shumë se një e treta (1.292) të këtyre raportimeve përbëjnë vepra penale kriminale”, thuhet në raport.

Por në raport merret si shembull qyteti i Tiranës ku theksohet se gratë e dhunuara, të cilat kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata, janë tërhequr nga padia ose këta urdhra nuk janë zbatuar.

Deri në fund të shtatorit, 1882 gra kanë kërkuar urdhra mbrojtjeje nga gjykata. Në Tiranë, për shembull, më shumë se 2/3 e kërkesave për urdhra mbrojtjeje janë tërhequr ose ndërprerë. Edhe aty ku janë lëshuar urdhra mbrojtjeje, ata nuk zbatohen”, thuhet në raportin e KMD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026
Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

31/08/2026
DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026
Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

31/08/2026
DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.