Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Ja si laboratorët mediatikë të Ramës manipuluan takimin e Bashës dje në Klos

13/03/2016
VIDEO/ Ja si laboratorët mediatikë të Ramës manipuluan takimin e Bashës dje në Klos
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka denoncuar sot përpjekjen e djeshme të kryeministrit Edi Rama për të manipuluar takimin e Luzim Bashës, dje në Klos.
Sipas zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, Edi Rama sajoi një fabul me një video, të takimit të Bashës në Klos, si një shenjë e qartë e krizës ku ai (Rama) ndodhet.
Duke publikuar edhe pamjet e videos, Zhupa tërheq vëmendjen se qytetari thërret, “Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakohshme, Lul Basha kryeministër”, dhe se sipas saj, “Edi Rama jo vetëm ka humbur besimin e qytetarëve, por dukshëm ai nuk honepset më as nga partia e tij. Manipulimet e mjera mediatike, tregojnë degjenerimin dhe fundin e tij të afërt”.
Ky reagim i PD-së, erdhi pas sajesave mediatike, sikur qytetari në Klos thërriste “fytyrë e poshtër, fytyre e poshtër”, frazë e pretenduar se i adresohej Lulzim Bashës.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD-së


ina zhupa 13 mars

“Edi Rama tentoi dje të manipulonte opinionin publik, duke sajuar në mënyrë banale një fabul me një video nga takimi i Basha me banorët e Klosit.
Kudo, në çdo cep të vendit, ka protestë ndaj Edi Ramës.
Varfëria që ka sjellë, vjedhjet dhe abuzimet e tij, kanë shkaktuar revoltë, dhe kudo njerëzit shprehen kundër tij.
Siç ndodhi në Klos.
Dhe ju mund ta shihni dhe dëgjoni fare mirë nga kjo video.
Siç dallohet qartë, qytetari është shprehur;
‘Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakohshme, Lul Basha kryeministër’.
Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të laboratorëve të tij mediatike, është shenjë e qartë e krizës ku ai ndodhet.
Edi Rama jo vetëm ka humbur besimin e qytetarëve, por dukshëm ai nuk honepset më as nga partia e tij.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk shfaqet në asnjë ambient publik, në asnjë rrugë, në asnjë takim me qytetarët. Sepse do të ballafaqohej me revoltën dhe pakënaqësinë e tyre.
Në ndryshim nga kjo, z. Basha është i pranishëm në çdo ambient ku gjenden qytetarët, në çdo cep të vendit.
Takimet e Ramës janë në salla të mbyllur, me njerëz që kanë kaluar në 10 filtra e kontrolle, me brohoritës të bindur.
Manipulimet e mjera mediatike, tregojnë degjenerimin dhe fundin e tij të afërt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.