Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Banka Qendrore e pranon: Qytetarët po tërheqin depozitat

13/03/2016
Banka Qendrore e pranon: Qytetarët po tërheqin depozitat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Viti 2015 ka shënuar për herë të parë 15 vitet e fundit fenomenin e tërheqjes së kursimeve nga bankat nga depozituesit private dhe bizneset, sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2015. Depozitat në lekë shënuan një rënie negative për shkak të uljes së ndjeshme të interesave.

Kryesisht individët i kanë tërhequr paratë për t;i investuar në instrumentat e borxhit të qeverisë. Të paktën 180 milion dollarë të tërhequr nga bankat janë investuar në blerjen e bonove të thesarit.

Shqipëria ndodhet pothuajse e përfshirë nga deflacioni duke shënuar një vlerë 0,2 % të tij në muajin shkurt, ose 10 herë më pak se sa parashikimi i kufirit minimal të Bankës së Shqipërisë.

Ngrirja e pagave në sektorin privat dhe atë publik është një nga shkaqet kryesore që Banka e Shqipërisë nënvizon si goditëse të fuqisë blerëse dhe rënies së konsumit. Në raportin vjetor të vitit 2015-të, Banka Qendrore sqaron se ka ulur disa herë normën e interesit të lekut, për t’iu përgjigjur rreziqeve te një inflacioni të dobët, ku minimali që ajo parashikon për Shqipërinë është 2%, shumë larg vlerës 0.2 që ky tregues rezultoi për shkurtin.

Politika monetare ka forcuar natyrën stimuluese gjatë vitit 2015, në përgjigje të presioneve të dobëta inflacioniste. Norma bazë është ulur dy herë gjatë vitit 2015, duke zbritur në nivelin 1.75% në fund të vitit, nga 2.25% në fillim të tij. Për të përforcuar përcjelljen e stimulit monetar, Banka e Shqipërisë ka rritur injektimin e likuiditetit.

Këshilli Mbikëqyrës i bankës pranon në këtë raport se megjithë uljen e vazhdueshme të normës bazë për lekun, goditjen kryesore e kanë marrë depozitat e qytetarëve, në një kohë që kredia vijon të jetë në rënie. Për sektorin privat viti që shkoi dha më pak hua edhe se në 2014-ën, duke shënuar për të dytin vit rresht rënie negative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.