Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Merrnin 800 euro për provimin e Akademisë së Policisë, pranga dy personave

11/03/2016
Merrnin 800 euro për provimin e Akademisë së Policisë, pranga dy personave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi kanë mashtruar një shtetas se do t’i jepnin të gatshëm testimin për të fituar këtë shkollë dhe se do të ndërhynin pranë komisionit përkatës në Akademinë e Sigurisë.

Në dt.10 dhe 11 mars 2016 janë arrestuar shtetasit Gëzim Metalia, 44 vjeç, dhe Rexhep Rexha, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, të cilët kanë mashtruar në këmbim të një shume prej 800 eurosh, një shtetas me inicialet B.L., nën premtimin se do t’i jepnin të gatshme përgjigjet për testimin në Akademinë e Sigurisë dhe do të ndërhynin për pranimin e tij nga ana e komisionit.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të shtetasve Gëzim Metalia, Rexhep Rexha, si dhe dy personave të tjerë, për veprën penale “Korrupsion pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimit” në bashkëpunim.

Në bazë të një hetimi intensiv dy mujor me metoda speciale të hetimit, u arrit të dokumentohej veprimtaria e kundërligjshme e personave të sipërpërmendur, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me qëllim përfitimin, kishin organizuar ketë skemë mashtrimi, që synonin ta përdornin edhe ndaj aplikantëve të tjerë në Akademinë e Sigurisë.

Nga kontrolli i banesës dhe ambienteve të tjera, në pronësi të shtetasit Gëzim Metalia, u gjetën dhe sekuestruan 10 karta SIM si dhe dokumente të ndryshme, të cilat e implikojnë atë në veprimtari të kundërligjshme. Ndërkohë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet për sqarimin e pozicionit dhe rolit të secilit prej shtetasve të dyshuar.

Nga ana tjetër, në bazë të hetimeve të kryera deri tani, nuk rezultojnë raste të mundshme të përfshirjes së punonjësve të Policisë apo zyrtarëve të tjerë të ngarkuar për realizimin dhe monitorimin e procesit të konkursit për në Akademinë e Sigurisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/,EPPO (Zyra e Prokurorit Publik Europian)në Tiranë si hap kuptimplotë 

17/07/2026
47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

16/07/2026
Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

16/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/,EPPO (Zyra e Prokurorit Publik Europian)në Tiranë si hap kuptimplotë 

17/07/2026
47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

47 ditë para Kryeministrisë, protestuesit: SPAK të hetojë Ramën si kreun e organizatës

16/07/2026
Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.