Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZYRTARE/ Ben Çami i dënuar me 10 vjet burg në Itali, i komunikohet urdhër-arresti ndërkombëtar

10/03/2016
ZYRTARE/ Ben Çami i dënuar me 10 vjet burg në Itali, i komunikohet urdhër-arresti ndërkombëtar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lutfi (Artan) Shabani, i njohur dhe si Ben Çami

Lutfi (Artan) Shabani, i njohur dhe si Ben Çami, i cili aktualisht është i arrestuar dhe  ndodhet në burgun 313 në Tiranë,  nën masën e  sigurisë “arrest me burg”,  për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”,  është i kërkuar edhe nga organet e Drejtësisë Italiane, pasi është i dënuar në Itali me 10 vjet burgim, për veprën penale “Organizatë Kriminale për Trafikun e Lëndëve Narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Pohimi zyrtar vjen nga drejtoria vendore e Policisë së Durrësit.
Sipas të njëjtit pohim, mësohet se specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, më datë 09. 03. 2016, në ambientet e burgut 313 Tiranë, i kanë komunikuar të ndaluarit Lutfi Shabani, Urdhër-Arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Autoritetet  Gjyqësore Italiane, për veprën penale “Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikun e Lëndëve Narkotike“, parashikuar nga Kodi Penal Italian, pasi ky shtetas është i dënuar  me 10 vjet burgim.
Lutfi Shabani, është arrestuar  gjatë një operacioni të zhvilluar nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës pasi më datë 26. 02. 2016, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë Kufitare  në mjetin tip “MAN” kamion, me drejtues shtetasin Eldi Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës, (i arrestuar), u gjet dhe u  sekuestrua  rreth 574 kg  lëndë  narkotike e dyshuar  e llojit Cannabis Sativa.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas ishte bashkëpunëtor në këtë trafik së bashku  me drejtuesin e kamionit dhe një shtetas tjetër Janaq Koçeli  të arrestuar po gjatë këtij operacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Policia bllokon bulevardin për protestën e opozitës të premten pasdite

07/05/2026
SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus transfertat miliona euro për 4 kompani

Gjykata e Lartë teston, nxjerr nga arresti Mirlinda Karcanajn

07/05/2026
“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

07/05/2026
Investigimi që do trondisë opinionin publik: Çfarë hamë, çfarë po na sëmur ?!

Menyja me ‘helm’ për studentët e sigurisë, zbulohet çfarë u dhanë për drekë

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Policia bllokon bulevardin për protestën e opozitës të premten pasdite

07/05/2026
SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus transfertat miliona euro për 4 kompani

Gjykata e Lartë teston, nxjerr nga arresti Mirlinda Karcanajn

07/05/2026
“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.