Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPLIKAT/ Dule: Rama mos u fish pas gishtit, Braçe mos bëj si kone

10/03/2016
REPLIKAT/ Dule: Rama mos u fish pas gishtit, Braçe mos bëj si kone
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ashpër është treguar në fjalën e tij, Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së. Fillimisht ai shprehu mosdakordësinë e tij për braktisjen e parlamentit nga opozita.
Më tej, ai u shpreh kundër deklaratës së kryeministrit Edi Rama.
“Pse na bënë të gjithë bashkëfajtorë. Nuk është faji ynë, je ti vetë që ke firmosur hyrjen e kriminelëve në Parlament. Kryeministri sillet me dy standarde. Ndryshe ju deklaron ndërkombëtarëve për kriminalizimin, dhe këtu thua që nuk ka të tillë dhe se kjo është thjesht kauz e dikujt. Nuk mund të shmangesh duke u fshehur pas gishtit. Jeni në hall të madh. Kjo qeveri ka dështuar. Keni humbur kauzën dhe besimin ën këto dy vjet e gjysmë. Erdhët me premtimin për Shqipërinë e punës, por dridhesh kur të kujton të papunët, premtove për Shqipërinë e mirëqenies, por nuk do të të kujtosh të varfrit. Dështuat edhe për zgjedhje të lira. Jeta politike e një vendi është aset i këtij vendi dhe jo monopol i ndonjë kryetari. Mos u verboni nga interesat e momentit, jeni në qorrsokak me tendenca totalitare të demonstruara. Rikthehuni në viti 2013, largohuni monologëve, vendi ka nevojë për reforma jo për fjalime e sofizma”, u shpreh midis të tjerave Vangjel Dule.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, ka reaguar nga vendi deputeti socialist Erion Brace.
“Brace, mos bëj si kone”, ju përgjigj Dule…

Replikat


Vangjel Dule: Brace mos bëj si kone.


Erion Brace: Nuk i kam thënë ndonjëherë qen këtij zotërisë. Në parlament kam folur para se zotëria të mësonte shqip. E paarsyeshme të fyejë e mashtrojë.


Edi Rama: Vangjel je një mik i mirë dhe përgjithësisht i vëmendshëm. Nuk kuptova pse ishe i pavëmendshëm  ndaj fjalës sime. Nuk thashë jemi bashkëfajtorë, thash jemi kriminelë, të trajtuar si të tillë. Problemi madhor i shoqërisë sonë, nuk është dekriminalzimi, por kriminalizimi i kundërshtarit i çdo ideje, çdo përpjekje, çdo pune, kriminalizimi përmes fakteve të fabrikuara. Ja ku i ke këtu, të gjithë janë përbaltur… Nuk ju kam thënë partnerëve  se Shqipëria ka problem kriminelët në Parlament, e kundërta është e vërtetë… Nuk ka asnjë kriminel në parlament. Po të ishte kështu unë i pari nuk do të pranoja të ulesha me ta në Parlament.
I ke humbur të gjitha Vangjel. Vangjel ta kam thënë miqësish, hajde bëhu pjesë e PS-së, ose e LSI-së, por nuk mund të dalësh të na tregosh pasqyrat e konet. Nuk mund ti thuash Erion Brace, “mos bëj konen në Shqipëri”, se është njëlloj të të thuash ty “mos bëj konen në Greqi”. Fole për të varfrit. Ata nuk janë mish për top e ambicieve politike. Bëhu pjesë e PS së do të bëjmë mik edhe me Shpëtim Idrizin.


Vangjel Dule: Miqtë janë të shtrenjtë, por e vërteta është më e shtrenjtë. E dimë se nacionalizmi, streha e fundit e kujt është. Nuk mund të fitoj zgjedhje kur përballë kam kryehajdutët e qeverisë. Më ftuat të bëhem anëtar i PS-së. Por unë jam anëtar, kryetar i një partie. Do pranoja të isha në PS-në e Nanos, Majkos, Metës, por jo në këtë parti socialiste, kështu siç e ke katandisur ti. Nuk po shihni si po transformoheni përditë.


Edi Rama: Nuk është kohë e humbur të merrem me ty. Do ti kërkoj Pandeliut të punojë e ta shohësh PS sic e the vetë dhe ti të bëhesh pjesë e saj për ta reformuar. Sinqerisht konsiderojë këtë ftesë. Për të vërtetën e shtrenjtë dhe miqtë e shtrenjtë që ke në PS, bëhu anëtar i saj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.