Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHENIM/Ben Blushi nuk është pranuar as si pasardhës

09/03/2016
SHENIM/Ben Blushi nuk është pranuar as si pasardhës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edi Rama po përgadit qartësisht skemën e largimit nga partia të Ben Blushit.

Praktikisht Asambleja e sotme është pengesa e fundit e Edi Ramës për të transformuar PS nga një parti e gjerë e shtresave të ndryshme qytetare në një parti të grupit të ngushtë e mbështetur mbi disa grupe të tjera po të ngushta në qytete dhe faktorë interesi.

Ndërkohë Ben Blushi është kafshata që nuk po kapërdihet prej tij sic ka ndodhur me Pandeli Majkon. Debati tashmë është bërë publik, marrëveshjet nuk ndihmojnë më përkundrazi cdo marrëveshje e dobëson pozicionin e Ramës në parti.

Ai pranoi sot shkeljen statutit të PS lidhur me mandatin e kryetarit por nuk ka pranuar asnjë akuzë lidhur me qeverisjen e keqe.

Me një ekstrapolim gjuhësor ai ka përcaktuar debatin për statutin si një alibi për rrëzimin e qeverisë duke mos përmendur me emër Ben Blushin por duke ia dedikuar 90 për qind të fjalimit të tij në Asamble.

Duke pranuar shkeljet në statut ai e kalon debatin në një zonë tjetër, në zonën e pushtetit. Gjithë teksti i Ben Blushit nuk formaton pushtet të ri apo pushtet më të fortë për socialistët, përkundrazi ai e dobëson shumë këtë pushtet dhe në fakt një pjesë të këtij dobësimi tashmë e ka bërë.

Edi Rama është i koracuar nga interesi i pushtetit dhe Blushi nuk mund të dëmtojë brenda PS profilin e kryeministrit. Ai identifikohet me pushtetin dhe socialistët mes pushtetit dhe mungesës së tij do të zgjedhin në cdo rast pushtetin edhe nëse ai është i keq, i dobët dhe pa përfitim të përditshëm për ta.

Blushi është akuzuar sot se kërkon rrëzimin e qeverisë. PS ka përvoja të ndryshimit të kryeministrave brenda mandatit, por atë përvojë e ka krijuar në një periudhë që PD ishte e dobët ose PS ka qënë në mandatin e dytë kur laboratori i majtë mund të testojë figura të reja.

Tani është mandati i parë i Ramës, qeveria është e dobët dhe opozita në ekspansion. Tentativa për rrëzimin e qeverisë është një faj i rëndë brenda PS. Këtë faj apo akuzë nuk e ka përballuar edhe Ilir Meta i cili kishte mbështetje në PS në vitin 2002 shumë më tepër se sa ka sot Ben Blushi.

Po ashtu asambleja e sotme është edhe dera e fundit që rri hapur për Ben Blushin. Është një derë që kërcet kur hapet dhe shkon butë kur mbyllet. Aleatët e mundshëm të Blushit brenda Asamblesë janë 11 legalisht dhe dyfishi i tyre ilegalisht.

Kongresi për Ben Blushin do të jetë si takimi i Elbasanit.

Ndërkaq media afër Ramës kanë pilotuar prej dy ditësh nevojën që Blushi të ikë nga partia dhe të themelojë një parti tjetër. Nuk është as gjuha, as analiza e gazetarëve. Këta të fundit Blushi i ka të gjithë me vete, përjashtimet janë të parëndësishme.

Është gjuha e Edi Ramës. Ben Blushi nuk është pranuar as si pasardhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.