Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Crown Agents zbardh kontrabandën e makinave për pjesë këmbimi

09/03/2016
Crown Agents zbardh kontrabandën e makinave për pjesë këmbimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ekspertëve të Crown Agent kur mbërritën për herë të parë në Shqipëri në fund të vitit 2013 iu ka bërë përshtypje numri i madh i automjeteve me targa të huaja, kryesisht targa britanike, por edhe italiane, amerikane e të vendeve të tjera.

“Kemi zbuluar mbi 1058 raste të tilla dhe në 90% të tyre besojmë se qëllimi i përdorimit të regjimit të përkohshëm ka qenë për të shmangur pagesën e taksave për importin e automjetit” thuhet në një përmbledhje zyrtare që Crown Agtens, kompania e konsulencës në dogana ka bërë në mbyllje të misionit në Shqipëri.

Në maj 2014, një grup operacional i Crown Agents hyri në ambientet e një varreze makinash në zonën e Kombinatit, në Tiranë. Kjo u pasua nga identifikimi i një sërë automjetesh tregtare të pajisura me targa britanike, të cilat qëndronin të parkuara jashtë.

Gjatë kontrollit të ambienteve, grupi operacional mundi të identifikojë edhe një sasi të konsiderueshme pjesësh këmbimi për makina, përfshirë motorë dhe parakolpe të cilat mbanin ende targa britanike.

Pronari i varrezës pranoi se nuk ishin paguar detyrimet e importit për asnjë nga automjetet që ndodheshin në ambientet që ai zotëronte. Ai gjithashtu pranoi se parakolpet me targa britanike u përkisnin disa automjeteve të tjera të cilat kishin hyrë në Shqipëri pa paguar detyrimet, e që ishin blerë (në mënyrë të jashtëligjshme) nga importuesi i parë. Ishte e qartë që ky biznes kishte qenë i përfshirë për një kohë të gjatë në blerjen e automjeteve të importuara nga palë të treta me qëllim çmontimin e tyre për pjesë këmbimi.

Ambientet e varrezës u bllokuan dhe detajet e këtij rasti iu kaluan Departamentit Hetimor për procedim të mëtejshëm. Të gjitha mallrat qëndrojnë tashmë të bllokuara e nën kontrollin e Doganave deri sa ky rast të zgjidhet.

“Pas këtij rasti, u gjetën disa ambiente të tilla rreth e qark zonës së Tiranë të cilat kryenin aktivitete të ngjashme (p.sh. automjete me targa të huaja të çmontuara për pjesë këmbimi) pra, automjete që ishin importuar nën Regjimin e Lejimit të Përkohshëm (duke shmangur detyrimet e importit). Në njërin prej këtyre rasteve u kërcënua edhe familja e njërit prej këshilltarëve tanë nga ana e një shtetasi shqiptar i cili jetonte në Britaninë e Madhe dhe furnizonte një varrezë me makina. Ne mundëm të koordinoheshim me autoritetet britanike dhe ndërmorëm të gjithë hapat e nevojshëm”, thuhet në raport.monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arratisje nga burgu i Koridhalosit, në kërkim një i dënuar shqiptar për drogë

Arratisje nga burgu i Koridhalosit, në kërkim një i dënuar shqiptar për drogë

02/06/2026
Monika Kryemadhi: Sulm politik ndaj opozitës. Blushi: Është marrë peng ish Presidenti

Ilir Meta lë përkohësisht qelinë, udhëton drejt Skraparit

02/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arratisje nga burgu i Koridhalosit, në kërkim një i dënuar shqiptar për drogë

Arratisje nga burgu i Koridhalosit, në kërkim një i dënuar shqiptar për drogë

02/06/2026
Monika Kryemadhi: Sulm politik ndaj opozitës. Blushi: Është marrë peng ish Presidenti

Ilir Meta lë përkohësisht qelinë, udhëton drejt Skraparit

02/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.