Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Populli po varfërohet dhe qeveria po pasurohet

09/03/2016
Basha: Populli po varfërohet dhe qeveria po pasurohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me tregtarë në Poshnje si dhe me banorë të Lapardhasë, Velabishtit dhe Urës Vajgurore. Tregtarët në Poshnje u ankuan për mungesën e xhiros për shkak të papunësisë dhe varfërisë që sa vjen dhe rritet.

Në takimin me banorët e Lapardhasë, zoti Basha ka theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë sot ku populli po varfërohet e qeveria po pasurohet.

“Shqiptarët po jetojnë ditë të vështira. Leku është zhdukur nga qarkullimi. Puna ka rënë. Papunësia është rritur, varfëria është thelluar. Çmimet janë rritur, taksat janë rritur, fuqia blerëse ka rënë. Shumë shqiptarë e shqiptare i janë drejtuar emigracionit në dëshpërim. Mijëra familje kanë preokupim kryesor si ta mbyllin ditën sepse lekët e janë në duart e një grushti njerëzish të cilët i kanë bërë pallate, saraje, vila, pishina, konto bankare. Ky është i vetmi vend në Europë sot ku populli po varfërohet e qeveria po pasurohet.”

Në takimin me banorë të Velabishtit dhe të Urës Vajgurore, zoti Basha u njoh me shqetësimin e banorëve për papunësinë, mungesën e investimeve, rritjen e taksave etj. Vetëm vitin e kaluar tha zoti Basha, shqiptarëve iu kanë vjedhur 400 euro për frymë. 1.2 miliardë të tjera i kanë marrë borxh këto dy vite e gjysëm dhe s’kanë bërë asnjë investim.

“Vendin në këtë situatë e ka katandisur keqqeverisja, mos qeverisja, qeverisja me krimin dhe korrupsioni në qeverisje. Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 1.2 miliardë euro. Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 400 euro për frymë.1.2 miliardë të tjera i kanë marrë borxh këto dy vite e gjysëm. Por a keni parë gjë ju nga këto para të marra borxh? Keni parë ndonjë urë, a ndonjë rrugë, ndonjë shkollë të re këtu në Urën Vajgurore? A keni parë ndonjë vend pune të hapet? A keni parë ndonjë të mirë të kthehet tek ju?

Policit dhe burgut si ilaç për gjithçka ky i thotë reforma, këto janë reformat. Po ana tjetër? Po shëndetësia falas? Po 300 mijë vendet e punës? Po çmimet e ulura ku janë?

Pra, është një qeverisje që ka ardhur vetëm për të plaçkitur. Plaçkitja nuk është reformë. Plaçkitjes dem baba dem ne i themi vjedhje” .

Dialogu:
Tregtarë: Unë jam një tregtare 60 -vjeçe. Po vij në punë e sëmurë edhe as lekë, as gjë kam bërë sot. Shiko sa kam bërë sot, xhiroja ime që pastaj ai kërkon lekë nga ne. Shiko xhiron time. Gjithë atë mall kam unë atje, as s’po ha dot as bukë. Dëgjo këtu motrën, unë kam tre fëmijë, dy i kam jashtë, një e kam këtu. Shyqyr Zotit që s’kam fëmijë për të ushqyer se po të kisha fëmijë për të ushqyer unë do të mbytesha.

Basha: Ke bërë xhiro sot?

Tregtarë: 7 mijë lekë. 2 mijë lekë pagova vendin. Duhen 10 mijë lekë naftë sa do të marr të çoj në shpi unë?

Basha: Me sa e shisni?

Tregtarë: Po ça po shesim se mos po pyet njëri ta marri. Po ça do ta shesim?

Basha: S’pyet njëri ë?

Tregtarë : Po i themi ta marrë sa të dojë ai po s’po e merr pra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 46/ Protestuesit: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe një Shqipëri të re

15/07/2026
Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

15/07/2026
Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

15/07/2026
Propozimi i PS, deri 20 bashki më pak. Mbyllen punimet e Komisionit për Reformën Territoriale

Propozimi i PS, deri 20 bashki më pak. Mbyllen punimet e Komisionit për Reformën Territoriale

15/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 46/ Protestuesit: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe një Shqipëri të re

15/07/2026
Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

15/07/2026
Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

15/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.