Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e Gazmend Çollakut, lehtësohen pozitat e Denis Shtrazës

08/03/2016
Vrasja e Gazmend Çollakut, lehtësohen pozitat e Denis Shtrazës

Denis Shtraza

Share on FacebookShare on Whatsapp


Denis Shtraza

Gjaku i gjetur në bagazhin e fuoristradës “Benz” ML, në pronësi të ish-policit në kërkim Ervin Dalipaj, nuk është i Denis Shtrazës.
Ekspertët e ADN pranë Policisë Shkencore, kanë arritur në konkluzion se gjaku i gjetur në bagazhin e mjetit, e që korrespondon me gjakun e gjetur në fashetën me të cilën i kishin lidhur duart viktimës Gazmend Çollaku, nuk është i Denis Shtrazës, raporton ABC News.
Kjo përgjigje tashmë është bërë pjesë e dosjes penale pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilët po hetojnë rrëmbimin me pasoj vrasjen e Gazmend Çollakut. Ekspertët thonë se kampioni i ADN i marr nga pështyma e Denis Shtrazës është krahasuar me kampionët e gjakut të gjetur në bagazhin e mjetit dhe fashetën me të cilën i kishin lidhur duart Gazmend Çollakut. Nga krahasimi rezultoi se nuk është i njëjtë, duke ngritur dyshime se gjurma e gjakut mund të jetë e ish-efektivit të policisë i cili i fshihet drejtësisë. Siç duket për hetuesit, prova shkencore që implikonte Shtrazën në rrëmbimin e Çollakut nuk doli siç dyshohej, çka i mbetet t’i lehtësohet pozita penalë në këtë proces hetimor. Burimet nuk thonë se ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me të arrestuarin Denis Shtraza, i cili që në momentin e arrestimit ka mohuar përfshirjen në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Çollakut.
Nga ana tjetër, edhe pse kanë kaluar mbi dy muaj nga dita e rrëmbimit dhe vrasjes, policia e prokuroria nuk kanë siguruar ndonjë provë konkrete që mund të çoj hetuesit drejt identifikimit të autorëve të kësaj vrasje. Burimet thonë se po punohet në rrugë operative nga policia e shtetit për të bërë të mundur gjetjen e ndonjë prove të mundshme, që identifikon tre rrëmbyesit e Çollakut mbrëmjen e 6 janarit në Durrës.
Ndërkohë burime nga prokuroria, i thanë ABC News se janë disa pista që organi i akuzës po ndjek, si ajo e vrasjes për përfshirjen në ngjarjen e dhjetorit ku u vranë dy persona në Durrës, pistën e trafikut të drogës dhe influencat e shpërndarjes dhe ajo e gjobëvënës.  

gazmend collaku new
Gazmend Çollaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.