Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Elbasan, një muaj pas masakrës, as shpërblimi 30 milionë lekësh nuk ka ndihmuar për zbardhjen

06/03/2016
Elbasan, një muaj pas masakrës, as shpërblimi 30 milionë lekësh nuk ka ndihmuar për zbardhjen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Viktimat, Eno Bedalli – Ardit Sinakolli – Agron Çapja

Masakra e rëndë e para rreth një muaji në Elbasan, vijon të mos ketë asnjë autor.
Ngjarja ku mbetën të vrarë tre persona dhe tetë të tjerë të plagosur, ende nuk ka identifikuar apo prangosur autorët e mundshëm.
Grupi hetimor me 3 prokurorë dhe 5 oficerë të policisë Gjyqësore, çdo informacion që sigurojnë e analizojnë me kryeprokurorin e Elbasanit dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit, raporton “shqiptarja.com”.
Pjesëtarët e familjes Çapja në Elbasan, të cilët ishin objekt i atentatit gjatë marrjes në pyetje nuk pranojnë të kenë konflikte me njeri.
Disa prej të plagosurve dhe të afërm të tjerë të familjes Çapja janë marrë në pyetje nga policia dhe prokuroria, ku nuk kanë pranuar se kanë konflikte të hapura. Duke kujtuar hetuesve vetëm problemet e vjetra, të vrasjes së njeriut të tyre Sokol Çapja dhe personave të cilët janë akuzuar për atë ngjarje.
Për grupin hetimor, refuzimi për të dhënë emra të personave me të cilët janë konfliktuar, i ka vështirësuar atyre punën për të rënë në gjurmët e atentatorëve. Sipas akuzës, edhe pse kanë kaluar mbi 1 muaj nga dita e ngjarjes, vrasësit vazhdojnë të jenë të lirë. Kjo për shkak edhe të mungesës së informacionit operative nga Policia e Shtetit, të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë provë që ti dërgojnë hetuesit drejt zbardhjes së masakrës së ndodhur mbrëmjen e 3 shkurtit. Policisë së Shtetit nuk i ka ardhur në ndihmë edhe shpërblimi i vënë prej 3 milionë lekë (të reja), për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes së rëndë.
Nga ana tjetër, policia shkencore ka përfunduar disa nga akt-ekspertimet e armëve dhe gëzhojave të gjetur në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar se atentatorët kanë përdorur tre armë zjarri në masakrën e mbrëmjes së 3 shkurtit. Por edhe pse janë gjetur dhe sekuestruar armët, atentatorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë gishtash, duke krijuar bindjen hetuesve se kanë qenë me doreza.
Përveç mos gjetjes dhe identifikimit të autorëve të mundshëm, policia nuk ka arritur të gjejë edhe mjetin me të cilin vrasësit janë afruar në vendin e ngjarjes dhe më pas janë larguar prej aty. Viktima të këtij atentati mbetën Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Badalli ndërsa u plagosen 8 persona të tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

14/07/2026
KQZ kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm: Të hetohet kreu i bashkisë së Divjakës, dyshimet për rekorde kriminale në Itali

Ish kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, SPAK mbyll hetimet

14/07/2026
BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

14/07/2026
Zvarritja e gjykimit, Gjykata “në dilemë”: Ku e plotësoi formularin e vetëdeklarimit Elvis Rroshi…?!

GJKKO kthen për plotësim dosjen e SPAK për Elvis Roshin

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

14/07/2026
KQZ kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm: Të hetohet kreu i bashkisë së Divjakës, dyshimet për rekorde kriminale në Itali

Ish kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, SPAK mbyll hetimet

14/07/2026
BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.