Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Udhëzimi i ri për ndryshimin e pronësisë së makinave

04/03/2016
Udhëzimi i ri për ndryshimin e pronësisë së makinave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të gjithë ata që duan të bëjnë ndryshimin e pronësisë së mjetit duhet të përgatitin një dosje të plotë me dokumente dhe të nënshkruajnë kontratën e shitblerjes te noteri.

Udhëzimi tashmë ka hyrë në fuqi dhe është pjesë e masave kundër informalitetit në sektorin e transportit rrugor. Në të specifikohet se cilat dokumente duhet ë dorëzohen te noteri dhe ato në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Kur automjeti kalon te personi i ri me vendbanim në të njëjtin rreth me pronarin e mëparshëm kërkohen pesë dokumente; Certifikata e pronësisë; leja e qarkullimit; kontrata e shitblerjes; certifikata e lindjes me fotografi; vërtetimi i vendbanimit.

Procedurat kryhen brenda ditës dhe për këtë shërbim tarifa e shërbimit për lejen e qarkullimit është 600 lekë.

Ndërkaq, kësaj tarife i shtohet edhe vlera 2% e kalimit të pronësisë. Në rastin kur automjeti kalon nga një prefekturë në një tjetër, kërkohen po ato dokumente që janë përshkruar më sipër.

Por, ndryshimi është se qytetari duhet të paraqitet vetë së bashku me makinën e tij për të dorëzuar dokumentet. Madje kërkohet edhe leja provizore e qarkullimit dhe fleta e çregjistrimit të makinës. Në këtë rast afati i kryerjes së shërbimit është brenda ditës dhe tarifa e shërbimit është vetëm 600 lekë.

Për të bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit, kërkohet:

-Akti i ndryshimit të pronësisë

-Leja e qarkullimit

-Leja e vendbanimit të ri

-Certifikata e pronësisë

-Dokument identifikimi

Regjistrimi i automjeteve dhe ndryshimi i pronësisë (kur mjeti futet për herë të parë në Shqipëri) :

1. Dokument hyrje (kufitare).

2. Dokumenti i fitimit të pronësisë me një nga format e mëposhtme:

-Kontratë e fitimit të pronësisë.

-Akti i trashëgimisë për fitimin e pronësisë.

-Tipi me anë të cilit është fituar pronësia.

3. Dokumenti i origjinës së mjetit i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes e ngarkuar prej tij (origjinale).

4. Dokumenti i zhdoganimit i lëshuar nga autoritetet shqiptare që nënkupton:

– Deklaratë doganore DAV (origjinal).

– Urdhër çlirimi (origjinal).

Dokumentimi i nevojshëm për të regjistruar mjete të reja të blera në vend:

1. Dokumenti sipas pikës I/2

2. Dokumenti i origjinës së mjetit lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes e ngarkuar prej tij.

3. Dokumentet e zhdoganimit sipas pikës I/4 të këtij neni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.