Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LULZIM BASHA/ Edi Rama, drogë dhe krekosje…

03/03/2016
LULZIM BASHA/ Edi Rama, drogë dhe krekosje…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria, një burim kryesor i prodhimit të marijuanës dhe pikë kryesore transiti për drogat e forta, si heroine e kokainë, për tregjet europiane.
Kështu deklaron Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e tij për narkotikët. Dhe kjo përkthehet nga Edi Rama si arritje, si raporti më i mire në 25 vite.
DASH e thotë për fat të keq, fare qartë. Shqipëria është në hartën e zezë të prodhimit dhe transitimit të drogës, si burim kryesor. Një kthim pas në ditët më të zeza, dhe zhbërje e përpjekjes së madhe për ta hequr Shqipërinë nga harta e drogës çka solli anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave dhe që u vlerësua kështu nga raportet e partnerëve:
2010 Raporti DASH, fq. 103:
“Statistikat Italiane tregojnë se heroina Afgane e sekuestruar në Itali e tranzituar nga Shqipëria mbetet minimale”.
2011 Raporti DASH fq. 106:
Shqipëria ka bërë progres në përpjekjet kundër trafikimit të drogës. Qeveria e Shqipërisë provon të konfrontohet me agresivitet me elementin kriminal. Të dhënat tregojnë se kontrollet më të mira kufitare dhe policore e kanë ngadalësuar transitimin e drogave”.
2012 Raporti DASH fq. 96:
“Ka prova se Shqipëria po bën progres në fushën kundër narkotikeve. Fusha kryesore e përmirësimit është në operacionet kundër trafikimit si dhe forcimi i kontrollit kufitar, që ka çuar në rritjen e numrit të arrestimeve dhe sekuestrimeve”.
Raporti mbi Ballkanin Perëndimor, Grupi i Dublinit, Miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian me 3 maj 2012:
“Gjate vitit 2011 Shqipëria arriti rezultate të rëndësishme në luftën konstante ndaj krimeve te drogës dhe biznesit ndërkombëtar të drogës. Shqipëria vazhdon te arrije sukses ne programin e saj për reduktimin e prodhimit dhe transitimit të drogave si dhe për sigurimin e një kontrolli efektiv të kufijve”.
Raporti i Vlerësimit të rrezikut kriminal në Europën Juglindore, mars 2012, thotë:
“Shtypja që Italia dhe Shqipëria i kanë bërë transportimit të drogës ka çuar në evitimin e Shqiperise si vend transit për ngarkesat e heroinës”.
Por ja ku jemi sot: me Edi Ramën Shqipëria është në krye të hartës së drogës. S’mund të ishte ndryshe vlerësimi, kur vendi është mbuluar nga kanabisi, kur parcelat ruhen me roje të armatosura që mbikëqyren nga shefa të korruptuar policie, kur pikat kyçe të policisë janë pushtuar nga trafikantët, kur vetë ministri qëndron në krye të këtij biznesi kriminal me Habilajt e Shullazin e tij.
Por arsyeja e madhe se pse Shqipëria është burim kryesor për prodhimin dhe transitimin e drogës, është Edi Rama i cili ka bërë trafikantë të njohur droge, deputetë, drejtorë, shefa e kryetarë bashkie, i cili refuzoi përfshirjen e testit të drogës në paketën e dekriminalizimit.
Drogë dhe krekosje. Ky është në fakt edhe thelbi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.