Moderatori i të “Djelës Shiptare i cili këto ditë ka qënë në qëndër të vëmendjes nga ana e publikut, për intervistën që ai zhvilloi në burg me vrasësin e dy viktimave Marjan Rroku, ka reaguar me atë cka është publikuar sot në emër të tij. Gazeta shqiptarja.com ka publikuar ditën e sotme një reagim që sipas saj është reagimi i Gjebresë.
Por ai nga e ka hedhur poshtë këtë dhe nuk e ka pranuar duke thënë se nuk ka dhënë asnjë prononcim, dhe nuk është shprehur për inervistën me Marjan Rrokun. Nga disa pyetje që Gjebrea ka ngritur nëpërmjet një statusi në Facebook lë të kuptohet qartë që nuk ështën shprehur për ndonjë gazetarë. Reagimin e tij lidhur me këtë cështje ai do ta komunikoj të premten.
“Kush nga gazetat ka marrë një prononcim timin që ende nuk e kam bere? Cili apo cila gazetare me ka marrë një mendim në lidhje me 24 ore me…?
Jam kureshtar të di një emër që të firmosë atë çka unë i paskam thënë!
Nejse, me jepni kohë që të mos shkruaj në këmbë, por të ulem e me qetesi të jap opinionin tim. Neser më keni ketu, puna vazhdon” është shprehur Ardit Gjebrea.





